Njerëzit e shtëpisë për deputet/ Ish-kreu i KQZ, Kume: Artificë që e pranon ligji, kryetarët mbushën listat me besnikët e tyre

Njerëzit e shtëpisë për deputet/ Ish-kreu i KQZ, Kume: Artificë që e pranon ligji, kryetarët mbushën listat me besnikët e tyre

Prindërit e kryetarëve të partive, apo pensionistë të panjohur në politikë por të njohur në rrethin familjar partiak, janë emra kandidatësh për deputet, që lexon në listat e mbyllura të partive të reja.

Përfshirja e familjarëve te subjekti “Nisma Shqipëria Bëhet” apo koalicionit “Djathtas për Zhvillim” vjen si kundërshtim i marrëveshjes së socialistëve me demokratët, në lidhje me ndryshimet e Kodit zgjedhor për mos hapjen 100% të listave.
Ish-drejtuesi i KQZ, Kristaq Kume, tregon për Top Channel se kjo lëvizje politike nuk ka pengesa ligjore dhe tërheqja nga mandati bëhet lehtësisht në anën proceduriale.
“Kanë bërë këtë artificë, vërë babain, mamanë, apo e kushërinj, vëllain…artificë e cila ligjërisht funksionon pa asnjë problem. Që do të thotë subjekti nëse fiton mandate, do t’i marrin ato kandidatët e listës se fiksuar të tyre. Pasi ata marrin mandatin, ata do të japin dorëheqjen. Koha se kushtëzon një gjë të tillë, sepse kandidati do të bëj deklaratën për dorëheqje pranë KQZ. Pra që të mos bëjë betimin në Kuvend. Si rrjedhojë Komisioni Qendror i zgjedhjeve kalon te të tjerët në listë.
Por teksa ligji e lejon, nuk mungon risku i joshjes nga pushteti, pavarësisht meritës ose jo, kur vjen momenti që të afërmit të duhet të japin dorëheqjen.
“Problemi që mund të ndeshen në këtë rast, është se : ç’ndodh nëse një kandidat nuk vepron kështu? Se kjo është dakordësi xhentëlmenësh. Është e njëjta situatë që jemi ndeshur kur opozita dorëzoi mandatet, mandatet e tyre që ishin më parë deputetë i morën anëtarë të listës që sipas asaj që kërkonin partitë nuk duhet ta merrnin. Por ata si dëgjuan. U bënë deputet. Ligji si ndalonte dhe e pamë ç’u realizua. Pra këto parti janë të rrezikuara”.
Listat e mbyllura në argumentin e ruajtjes së bërthamës së partisë janë justifikime të strukturave të partive kryesore në mendimin e Kumes, e për të e vërteta është interesi i kryetarëve që në Parlamentin e ardhshëm shumicën e deputetëve, të kenë të besuarit e tyre.
“Nesër do të kemi Kuvendin e Shqipërisë që do të dal nga zgjedhjet e 11 majit që do ndahet në dy grupe të mëdhaja: me përfaqësues të kryetarëve dhe pjesa e përfaqësuesve të qytetarëve që s’prodhon më shumë se 28-29 mandate”.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente