Nis numërimi mbrapsht për dorëzimin e listave për deputetë! Partitë dorëzojnë sot  emrat e ‘ekipit’ të 11 majit

Nis numërimi mbrapsht për dorëzimin e listave për deputetë! Partitë dorëzojnë sot emrat e ‘ekipit’ të 11 majit

Kur ka nisur numërimi mbrapsht për dorëzimin e listave zyrtare për deputetë në KQZ, partitë politike po vijojnë konsultimet e fundit për të ‘vulosur’ ekipin me të cilin do garojnë në parlamentaret e 11 majit.

Kryesocialisti Edi Rama, sikurse në ditët e fundit, do të diskutojë edhe paraditen e të mërkurës emrat që vijnë nga diaspora.
Këtë do ta bëjë me atë që njihet si Këshilli i Diasporës, një organizëm brenda në PS, udhëhequr nga drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla.
Do të jetë ora 18:00 e të Mërkurës kur Rama dhe Kryesia Socialiste do të hartojnë listën finale për ta dorëzuar në KQZ para orës 24:00.
Të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit sipas formulës, drejtuesit politik, gratë dhe të rinjtë në listën e mbyllur, ndërsa të tjerët në listën e hapur në një garë të fortë mes veti.
Nga ana tjetër, edhe kampi blu po bën gati listën. Kryetari i PD-së, Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet të mërkurën në orën 17:00, ndërsa Këshilli Kombëtar në orën 19:00.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente