Nikolla i mbyll mikrofonin Flamur Nokës, kryeparlamentarja: Po u tërheq vëmendjen! S’mund të flisni çfarë të doni
👁584
Me tensione dhe debate të forta është shoqëruar seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend. Rrëzimi i kërkesës së opozitës për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, revoltoi deputetët demokratë.
Gjatë seancës, deputeti Flamur Noka iu drejtua foltores, por kryeparlamentarja Nikolla i fiku mikrofonin, pasi tha se fjala nuk është për procedurë.
Kjo shkaktoi debate të forta dhe ofendime, ndërsa u desh edhe ndërhyrja e Gardës.
“Më jepet e drejtë të mbyll fjalën kur nuk është procedurë. Bardhit i tërheq vërejtje për fyerje. Z.Noka keni dalë jashtë procedurës, nuk mund të flisni çfarë të doni ju”-u shpreh Nikolla.
Top Channel
Burimi