“Ne po i realizojmë detyrimet tona”, kërkesa e kryeministrit maqedonas: Përfundoni projektin që lidh Durrësin me Maqedoninë e Veriut

“Ne po i realizojmë detyrimet tona”, kërkesa e kryeministrit maqedonas: Përfundoni projektin që lidh Durrësin me Maqedoninë e Veriut

Sot u hap Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit, i cili mundëson që nga Dibra në Tiranë dhe anasjelltas të shkohet për më pak se dy orë.

I pyetur se si po zhvillohen punimet e rrugëve që lidhin Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha se punët për Korridorin 8, respektivisht lidhjen me autostradën po shkojnë mirë, ndërsa apeloi që Tirana të përfundojë projektimin e pjesës hekurudhore të Korridorit 8, që duhet të lidhë Durrësin me Maqedoninë e Veriut.
“Ne apelojmë  sa më parë që Tirana të përfundojë projektimin me të cilin Durrësi do të lidhë me kufirin dhe do ta plotësojë Korridorin 8 në pjesën e hekurudhës. Ndërsa Korridori 8 dhe lidhja me autostradë me Shqipërinë, në këtë rast me pikë kufitare “Qafë Thanë” përparon mirë, të mos them shkëlqyeshëm. Më shumë se 60 km front është hapur deri në fund të këtij muaji, kështu që kontraktuesit do të mund të vazhdojnë të përparojnë në atë aspekt.
Kemi problem në pjesën Trebenishtë-Qafë Thanë, për shkak se pjesë e këtij aksi është në perimetrin nën mbrojtje të UNESCO-s, por kërkojmë zgjidhje, do të gjejmë zgjidhje, ne tonën do ta përfundojmë. Por nuk shoh nga atje që po projektohet hekurudha që duhet ta lidhë Durrësin me kufirin, sepse kemi nënshkruar marrëveshje.
Ministrat e mbrojtjes së Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë nënshkruan marrëveshje në korrik, në Uashington, se ky Korridor 8 duhet të përfundojë. Ne vetëm punojmë, nuk shoh se palët e tjera punojnë, vetëm ne punojmë dhe i realizojmë detyrimet tona. Ejani të punojmë të gjithë, ejani të gjithë, të shohim deri ku është”, tha Mickoski për mediat.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente