Ndërroi jetë 57-vjeçari, u plagos vajza dhe bashkëshortja/ Arrestohet shoferi që parakaloi gabimisht në aksin Shkodër- Hani i Hotit

Ndërroi jetë 57-vjeçari, u plagos vajza dhe bashkëshortja/ Arrestohet shoferi që parakaloi gabimisht në aksin Shkodër- Hani i Hotit

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër- Hani i Hotit”, ju  informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin P. S., 65 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 65 vjeçari duke drejtuar autoambulancën e Spitalit të Koplikut, si rezultat i një parakalimi të gabuar ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, dhe janë dëmtuar dy pasagjeret shtetaset S. K.,43 vjeçe, dhe D. K., 18 vjeçe,(bashkëshortja dhe vajza e shtetasit A. K), të cilat ndodhën në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente