Mos e evitoni bukën nga dieta juaj e përditshme, ja çfarë këshillojnë ekspertët!

Mos e evitoni bukën nga dieta juaj e përditshme, ja çfarë këshillojnë ekspertët!

Buka është një ndër ushqimet më të preferuara por njëkohësisht edhe më pak të rekomandueshme.

Ka dieta të shumta të fokusuara në heqjen e bukës nga produktet ushqimore. Natalie Mokari, një dietologe me bazë në Charlotte, Karolina e Veriut thotë se: “Unë shoh shumë klientë që mendojnë se nuk duhet të hanë bukë, gjë që është e trishtueshme për mua sepse buka është një burim i madh i drithërave të plota. Po, është e vërtetë. Buka mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe karbohidratet janë vendimtare për një shëndet të mirë.”
Sipas një studimi të vitit 2017, mund të ishte një ide e mirë të merrni dy deri në tre racione ditore me drithëra, të cilat mund të gjenden në bukë, pasi ato mund të parandalojnë diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.

“Ne kemi nevojë për karbohidrate për të funksionuar. Kabohidratet janë ushqim për trurin. Nëse vini re, sa herë që nuk keni karbohidrate, ndiheni të plogësht, të papërqendruar dhe pa energji”, vijon Mokari.
Nëse po kërkoni për bukë të shëndetshme, ka shumë faktorë që duhet të merren parasysh. Buka e grurit ofron më shumë vitamina, drithëra dhe fibra. Nuk ndikojnë për rritjen e sheqerit në gjak, pra mund të përdoret edhe nga diabetikët. Por disa njerëz thjesht kanë një preferencë të madhe për bukën e bardhë.
Por më e shëndetshme mund të jetë buka me brumë të thartuar. Brumi i thartë fermentohet, një proces që mund të jetë i dobishëm për mikrobiomet e zorrëve. Për fibra shtesë, kërkoni bukë me fara në kore. Dhe nëse është e mundur, blerja nga furrat lokale mund t’ju ndihmojë të gjeni bukë të freskët dhe cilësore me përbërës të thjeshtë. Nga ana tjetër, buka dietike apo me pak karbohidrate zakonisht janë përbërës të panevojshëm për t’i bërë ato të shijojnë më shumë.
Ndonjëherë harrojmë se sa e teprojmë me konsumimin e bukës. Njerëzit që janë intolerantë ndaj glutenit ose vuajnë nga sëmundja celiake, por nuk janë të vetëdijshëm për këtë, shpesh ndihen të fryrë. Ata gjithashtu mund të kenë probleme për të shkuar në tualet, sepse zorrët e tyre janë të bllokuara. Mund të mos jeni intolerant ndaj glutenit, por keni një ndjeshmëri të lartë kur konsumoni grurë dhe drithëra të tjera.

Top Channel
Burimi