
Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joani: Kisha e Shqipërisë pikë uniteti mes dy vendeve
👁638
Kryepeshkopi Joan ka marrë sot një telefonatë urimi nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë greke, i cili shkruan në median sociale X se Kisha e Shqipërisë është pikë uniteti mes dy vendeve.
“Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi të ndërsjellë midis dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të Lumuarit Anastasios. Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Ioannis të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, dhe e urova për zgjedhjen e tij”, shkruan Mitsotakis.
Top Channel
Burimi