Mediat britanike krahasojnë pushimet në lumin e Shalës me ‘plazhet e Tailandës’ (video-foto)
Në një spot të vogël publicitar në rrjetet sociale, turizmi në lumin e Shalës pranë liqenit të Komanit në veri të Shqipërisë është krahasuar me Tailandën, prej plazheve të mrekullueshme dhe ujit të kristaltë.
Në artikullin e të përditshmes DailyStar destinacioni quhet ndryshe “pushime si të Tailandës brenda Evropës”, duke krahasuar Shalën me një xhevahir me plazhe mahnitëse, ushqim të mrekullueshëm dhe festa nën dritën e hënës, siç preferohet nga britanikët.
Komentuesja e udhëtimeve në rrjetin TikTok e quajtur Aleksandra Taking postonte pamjet nga Lumi i Shales, duke komentuar: “Vendi i fshehur i Shqipërisë që ngjan me Tailandën”.
Video që kishte marrë mijëra pëlqime tregonte pushues me kanoe në ujërat e pastra, plazhet që ngjanin si kartolina dhe sfondin impresionues të maleve me pyje.
@olam281 📍A hidden place in Albania that looks like Thailand ☀️ #hiddengems #placestovisit #hiddengemseurope #europesummer #cheapdestinations #albania #lumiishales #visitalbania ♬ Praise Jah in the Moonlight – Uzii BigTalk
Lumi i Shalës kalon mes alepeve të Shqipërisë por destinacioni mund të konsiderohet i largët prej udhëtimit rreth tre orë deri te liqeni Komanit, dhe më pas me traget deri te lumi i pushimit.
Rrjeti rekomandonte se akomodimi në Lumin e Shales kushton 100 euro dhoma për tre persona, ndërsa në Koman deri në 70 euro dhoma për natë.
Top Channel
Burimi