Më pak vizitorë në lumin e Shalës, operatorët tregojnë arsyet, turistët: Qetësia është magjike

Më pak vizitorë në lumin e Shalës, operatorët tregojnë arsyet, turistët: Qetësia është magjike

Në këtë fillim sezoni turistik, në lumin e Shalës, ka me pak turistë se sa vitin e kaluar.

Kjo pikë turistike e vizituar masivisht nga të huajt, në muajin Qershor, ishte jashtë pritshmërive. Operatorët turistik rendisin disa arsye për ketë nisje të keqe të sezonit mes të cilave, kushtet jo të qëndrueshme atmosferike, masivitetin e turisteve në vitet e kaluara dhe ndeshjet e kampionatit Europian të futbollit.
Gjithsesi për vizitoret lumi i Shalës, është një eksperiencë e jashtëzakonshme.

“Ne jemi nga Skocia, dhe jemi këtu prej dy netësh. E dua këtë vend. Është fantastik”, tha një turiste.
“Koha, natyra këtu, lumi, qetësia gjithçka është magjike. E gjetëm këtë vend online dhe po ia kalojmë shumë shumë bukur”, u shpreh një tjetër.
Kulmi i sezonit turistik në lumin e Shalës, pritet në muajin Gusht kur në fundjava numri i vizitoreve shkon deri në 5.000 vetë në ditë.

Top Channel
Burimi