
Me kallashnikov me vete, kapet në flagrancë 29-vjeçari nga Delvina
👁2342
Një 29-vjeçar është arrestuar nga blutë e Sarandë për armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, të riut nga Delvina, men inicialet M.H., i është sekuestruar një kallashnikov në momentin e prangosjes.
Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi