“Më doli vetja nga qejfi duke folur vetëm për këtë gjë”/ Fermerët braktisin drithërat, Braçe në Kuvend: Të dënohen abuzuesit!

“Më doli vetja nga qejfi duke folur vetëm për këtë gjë”/ Fermerët braktisin drithërat, Braçe në Kuvend: Të dënohen abuzuesit!

Kostot e larta të prodhimit të drithërave dhe çmimin e ulët në treg, që Top Channel e raportoi një ditë më parë, deputeti socialist Erion Braçe i ngriti si problematikë në seancën e sotme plenare.

Deputeti kërkoi që të merren masa për mbrojtjen e fermerëve. Sipas tij, problemi qëndron te tregu, që duhet rregulluar.
“Është problem tregu, jo shitja. Mjafton t’ju them që desh u prish aleanca mes Polonisë dhe Ukrainës, për të mbrojtur bujqit polakë. Edhe ne duhet të mbrojmë bujqit tanë. Më ka dalë vetja nga qejfi duke folur katër vite pa ndalim për këtë gjë. Por, ka ardhur kohë, të mendohet seriozisht kjo gjë.

Nuk mundet ta dorëzoj unë sot shalqirin dhe pas 4 ditësh kur të më japin lekët, të më thonë që çmimi nuk është ai që kishe ti në mend. Jo për të linçuar furnizuesit, por për të dënuar abuzuesit”.

Top Channel
Burimi