
Mbetjet spitalore hidhen në anë të rrugës Shkodër-Hani i Hotit, krijohet një landfill ilegal për mbetjet
Vetëm pak metra larg rrugës nacionale Shkodër-Hani i Hotit, është krijuar një landfill ilegal nga hedhjet e jashtëligjshme të mbeturinave të të gjitha llojeve, por prej disa ditësh në këtë zonë janë depozituar edhe mbetjet spitalore te cilat janë të rrezikshme për tokën dhe shëndetin e njeriut.
Teksa institucionet ende nuk e kanë gjetur përgjegjësin, zgjidhja e vetme është gjetur duke i mbuluar ato me dhe.
Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar nisjen e hetimeve zyrtarisht për këtë ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur dy dite me pare. Bluzat e bardha te spitalit të Koplikut thonë se mbetjet nuk janë të institucionit të tyre për shkak se ato i përkasin disa reparteve mjekësore për të cilat ata nuk ofrojnë shërbim.
Ardian Hysaj, këshilltar bashkiak i Malësisë se Madhe, i ka filmuar dhe denoncuar mbetjet spitalore. Ai thotë se ky landfill është kthyer në shqetësim për të gjithë Malësinë e Madhe.
Por në këtë zonë, edhe pse e ndaluar, mbetjet depozitohen edhe nga vete bashkia. Siç është rasti i këtij kamioni me logo të bashkisë që tenton të hedhë mbeturinat, por sapo verën kamerat, largohet.
Top Channel
Burimi