Mazhoranca dhe opozita mbështetën propozimin e Idrizit për ligjin e luftës, Spiropali: Nuk reflekton as marrëdhëniet miqësore, Greqia është vend aleat me Shqipërinë!
Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakordësinë në Konferencën e Kryetarëve për të mbështetur propozimin e Shpëtim Idrizit për heqjen e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë
Në një reagim për mediat, ministrja Elisa Spiropali ka deklaruar se Greqia është një vend aleat dhe strategjik i Shqipërisë, teksa shton se ligji i luftës nuk reflekton marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.
“Deklarata e propozuar, uroj dhe shpresoj se do të marrë mbështetjen e të gjithë parlamentit të Shqipërisë për t’u miratuar sepse Greqia është një shtet mik, aleat strategjik i Shqipërisë, ne e kemi firmosur dhe më pas e kemi vendosur në funksion traktatin e paqes së mirëkuptimit, bashkëpunimit me Greqinë që në ’96 dhe më pas në ’98 është ratifikuar.
Jemi anëtarë të NATO-s, jemi në Këshillin e Evropës së bashku, në OSBE dhe Greqia është një aleat i vendosur i Shqipërisë edhe në integrimin në BE ndër vite dhe integrimin e Ballkanit.
Diskutimi në Kuvend nuk i bën dëm askujt, por ngre peshën e përgjegjësisë së që qeverisë shqiptare, por edhe asaj greke në një nivel të ri për t’iu përgjigjur vullnetit të sovranit, popullit tonë që përfaqësohet përmes deputetëve për të abroguar këtë ligj që nuk reflekton as marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, as marrëdhëniet miqësore mes dy qeverive dhe as marrëdhëniet miqësore mes dy popujve tanë”, u shpreh ajo.
Top Channel
Burimi