
Lul Berisha u la në burg, flet avokati i tij: Prokurorët e posaçëm të jenë të pavarur në kryerjen e detyrës
Detar Hysi, avokati i Lulzim Berishës në një prononcim për gazetarët i bëri thirrje prokurorëve të posaçëm që të jenë e pavarur në kryerjen e detyrës.
Më tej ai kërkoi që të mos përdorë bashkëpunëtorët për interesa të caktuara.
“Nisur nga përmasat mediatike, duke të sqaroj opinionin publik se i ashtuquajturi bashkëpunëtor i drejtësisë Luftar Reçi, një mitoman permanent, që nga dita që është futur në sistem e deri më sot bëri kërkesa dhe krijon artifica duke mashtruar institucionet shtetërore. Përfitoj nga rasti të bëj thirrje ndërgjegjes profesionale të prokurorëve të posaçëm që përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë për interesa të caktuara apo për statistika mediatrike cenon rëndë sigurinë kombëtare, sigurinë e jetës dhe të pronës. Duhet hequr dorë nga ky standard esktraligjor. Prokurorët duhen t’i përkushtohet përgjegjësisë dhe pavarësisë së ushtrimit të drejtësisë”, u shpreh avokati Detar Hysi.
Lulzim Berisha, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, u la në burg nga GJKKO, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Top Channel
Burimi