Lënda me zgjedhje, zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore! Tezat publikohen në rrjete sociale
👁2116
Këtë të hënë, zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje.
Maturantët kanë nisur provimin në orën 10:00, por vetëm një orë më pas, të gjitha tezat janë publikuar në rrjetet sociale. Ky incident ka ndodhur edhe në tre provimet e tjera, atë të gjuhës së huaj, gjuhë letërsisë dhe matematikës, duke treguar se pavarësisht masave të marra, ka pasur studentët që kanë hyrë me celularë në sallat e provimeve.
Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë testuan aftësitë e tyre këtë vit, 2 mijë maturantë më pak. Në fakt, vihet re që vit pas viti, çdo maturë ka rreth 2 mijë maturantë më pak.
Top Channel
Burimi