![Lënda me zgjedhje, zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore! Tezat publikohen në rrjete sociale](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/lenda-me-zgjedhje-zhvillohet-provimi-i-fundit-i-matures-shteterore-tezat-publikohen-ne-rrjete-sociale_66794177cb1ce.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Lënda me zgjedhje, zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore! Tezat publikohen në rrjete sociale
👁2198
Këtë të hënë, zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje.
Maturantët kanë nisur provimin në orën 10:00, por vetëm një orë më pas, të gjitha tezat janë publikuar në rrjetet sociale. Ky incident ka ndodhur edhe në tre provimet e tjera, atë të gjuhës së huaj, gjuhë letërsisë dhe matematikës, duke treguar se pavarësisht masave të marra, ka pasur studentët që kanë hyrë me celularë në sallat e provimeve.
Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë testuan aftësitë e tyre këtë vit, 2 mijë maturantë më pak. Në fakt, vihet re që vit pas viti, çdo maturë ka rreth 2 mijë maturantë më pak.
Top Channel
Burimi