Kushtetuesja rrëzoi gjysmën e neneve të miratuara nga PS për komisionet hetimore, Sula: Vërtetoi se ndryshimet e njëanshme u bënë për të mbuluar abuzimet
Deputeti demokrat, Dashnor Sula reagoi pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi gjysmën e neneve të miratuara nga PS për komisionet hetimore.
Sula tha se Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ndryshimet e njëanshme në Ligjin për Komisionet Hetimore u bënë nga PS për të mbuluar abuzimet në strukturat e shtetit.
“Mazhoranca socialiste u kap sërish në ANTIKUSHTETUSHMËRI.⚖Gjykata Kushtetuese shfuqizoi sot ndryshimet e njëanshme të mazhorancës socialiste në Ligjin për Komisionet Hetimore. Ashtu si Prokuroria Speciale ka kapur zyrtarët e lartë socialistë duke abuzuar me detyrën, duke vjedhur fondet publike, Gjykata Kushtetuese kapi të gjithë Grupin Parlamentarë të Partisë Socialiste në tentativë për t’i mohuar opozitës mekanizmin e kontrollit ndaj qeverisë.📍Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ndryshimet e njëanshme në Ligjin për Komisionet Hetimore u bënë nga PS për të mbuluar abuzimet në strukturat e shtetit.📍Praktika e ndjekur në dy komisionet hetimore aktuale kanë vërtetuar se ndryshimet e bëra nga mazhoranca i japin të drejtën e kontrollit shumicës dhe për rrjedhojë mohimin e transparencës për qytetarët”, shkruan Sula.
Top Channel
Burimi