Kushtetuesja rrëzoi gjysmën e neneve të miratuara nga PS për komisionet hetimore, opozita: Vërtetoi se ndryshimet e njëanshme u bënë për të mbuluar abuzimet

Kushtetuesja rrëzoi gjysmën e neneve të miratuara nga PS për komisionet hetimore, opozita: Vërtetoi se ndryshimet e njëanshme u bënë për të mbuluar abuzimet

Deputeti demokrat, Dashnor Sula reagoi pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi gjysmën e neneve të miratuara nga PS për komisionet hetimore.

Sula tha se Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ndryshimet e njëanshme në Ligjin për Komisionet Hetimore u bënë nga PS për të mbuluar abuzimet në strukturat e shtetit.
“Mazhoranca socialiste u kap sërish në ANTIKUSHTETUSHMËRI.⚖Gjykata Kushtetuese shfuqizoi sot ndryshimet e njëanshme të mazhorancës socialiste në Ligjin për Komisionet Hetimore. Ashtu si Prokuroria Speciale ka kapur zyrtarët e lartë socialistë duke abuzuar me detyrën, duke vjedhur fondet publike, Gjykata Kushtetuese kapi të gjithë Grupin Parlamentarë të Partisë Socialiste në tentativë për t’i mohuar opozitës mekanizmin e kontrollit ndaj qeverisë.📍Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ndryshimet e njëanshme në Ligjin për Komisionet Hetimore u bënë nga PS për të mbuluar abuzimet në strukturat e shtetit.📍Praktika e ndjekur në dy komisionet hetimore aktuale kanë vërtetuar se ndryshimet e bëra nga mazhoranca i japin të drejtën e kontrollit shumicës dhe për rrjedhojë mohimin e transparencës për qytetarët”, shkruan Sula.

Pas Sulës, reagoi edhe nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja Dhurata Çupi.
Çupi tha se vendimi i sotëm konfirmoi se beteja 5-mujore e Grupit Parlamentar të PD-së për të drejtat kushtetuese të opozitës ishte i drejtë.
“Vendosja e ngritjes së komisioneve hetimore nën kontrollin e mazhorancës dhe pamundësimi i kryerjes së një kontrolli efektiv të qeverisjes nëpërmjet komisioneve hetimore janë antikushtetuese”, tha Çupi.

Top Channel
Burimi