
Kushtet meteorologjike, pezullohen lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari
👁1507
Pezullohen lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas për ditën e sotme.
Kjo vjen si pasojë e kushteve meteorologjike në Adriatikun Jugor.
Trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas Kapitanerisë të Portit Durrës. Lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë në datën 15.03.2025.
Sakaq bëhet me dije se janë njoftuar pasagjerët.
Top Channel
Burimi