Komisionet hetimore/ PS dhe PD e lexojnë në mënyra të ndryshme vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Komisionet hetimore/ PS dhe PD e lexojnë në mënyra të ndryshme vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Mazhoranca dhe opozita kanë dy lexime të ndryshme mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila kërkoi që ligji për komisionet hetimore te ndryshojë sërish. 

Felaj: Ligji për komisionet hetimore në pjesën e ndryshimeve më thelbësore të bëra nga ana e tij në fund të vitit që shkoi është gjetur në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën.
Çupi: Siç e kemi parë ne e keni parë dhe ju të medias, e zeza mbi të bardhë është e shkruar qarte, janë shfuqizuar katër dispozita kryesore që i ka kërkuar pakica parlamentare.

Konflikti për ligjin për komisionet hetimore kishte në themel ndryshimin që socialistët bënë për thirrjen e dëshmitareve dhe marrjen e provave.
Ligji i ri parashikon që ato merren me vendim të ndërmjetëm thënë ndryshe me shumicë votash të cilat në çdo komision e zotëron mazhoranca. Por, gjykata vlerësoi se provat e kërkuara  nga opozita duhet të merren.
Felaj: Vërejtjet  e bëra nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë pikë ngelet e parëndësishme për sa kohë ligji në këtë pjesë shpjegon në mënyrë të qartë që komisioni hetimor e çon përpara punën e tij përmes vendimeve të ndërmjetme.
Çupi: Kjo dispozitë është shfuqizuar si antikushtetuese dhe që cenon të drejtën e pakicës apo të grupit që ka kërkuar ngritjen e komisionit hetimor për të bërë një hetim parlamentar.
Trupa e gjyqtareve arriti në përfundimin se mbledhjet  e komisionit hetimor duhet të jene te hapura dhe dyert mbyllen vetëm kur bëhet fjalë për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërsa, shfuqizoi nenin që parashikon marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve.
Felaj: Në total ndryshimet e bëra në gjykimin tim garantojnë një përmbajtje të punës së komisioneve hetimore dhe mbi të gjitha garantojnë që komisionet hetimore të mos kthehen në show për nevojat politike të ditës.
Çupi: Zonja Felaj është propozuar e ligjit që në fakt ishin shkatërruese për aksesimin e demokracisë dhe aksesimin e kontrollit parlamentar.
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë 6 muaj kohe  Kuvendit që të bëjë reflektimet në ligj  ndërkohë dy komisionet e ngritura do vijojnë punën me rregullat e përcaktuara nga socialistët.

Top Channel
Burimi