Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit
Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve.
Ata kërkuan përjashtimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale ndaj tyre.
“Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007-00371-00-2024, qe i përket rekursit kundër vendimit nr. 73, dt. 17.04.2024, te Gjykatës së Posaçme te Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Ky vendim është i formës së prerë”, sipas vendimit.
Top Channel
Burimi