“Kam respekt për ju çuna, por do bëj karrierë”/ Suel Çela rekrutoi edhe ‘gjyqtaren e TikTokut’, i ofroi makinë 40 mijë euroshe që t’i hapte rrugën Pajtime Fetahut
Top Channel ka zbardhur disa nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie.
Nga përgjimet e zbardhura, Suel Çela ndërhyn për të bërë të mundur emërimin e gjyqtares Pajtime Fetahu në krye të Gjykatës së Elbasanit.
Madje, Suel Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani, (e njohur si gjyqtarja e Tiktokut), e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetahu.
Më 25 shtator 2020 Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishi të cilit i shkruan “…e cova Blerin të flasi me Enkeleden i rreshtova arsyet i thash ne e dimë që je burrneshë prandaj po vimë te themi tërhiqu jepja votën Fates dhe Landi është pa diskutim i thash ka një makin dhurat ca t’i dojë zemra asaj..”
Teksa ka thënë “kam respekt për çunat”, Kapedani nuk pranon të tërhiqej nga gara, pasi e konsideronte të rëndësishme karrierën në sistemin e drejtësisë.
Më 30 shtator 2020, Suel Çela i shkruan Klausit: “I ka ngel qefi Fates Pajtime Fetahut) me ne. Po kjo është absurde ded, unë u bana copash i thashë ti ble makinë 40 mi Enkeledës vetëm per t’u tëhek nga gara. Ca ka prit me shume ca kemi ndor ne atë se dun kolegët e vet… do kishim ba gabim tmeth po tishte realizu t tërhiqesh Enkelejda sepse nuk do ja jepshin votën kësaj se nuk e dun Faten shikoje votimin sot ka lan nam vetëm votën e vetes vet ka pas asnji votë tjetër… justifikimi ka ndiku pak po ta kuptosh se dun me ate mo ded… ne ja kerkum Enkeledes tha kam shum respekt për cunat e vlerësoj por un kam karrierën time e kam fitoren e sigurt”.
Enkeleda kupton s’është si kjo… shikoje përgjigjen ca na ktheu… po ma mir do ishte mos ishim perzi hiç… po normal qe ka lobu land edhe ka ba mire se po t’ja jepte Romi fitonte ajo shur*a… se ca i duheshi vot ksaj torrollinges…”, thuhet në një nga komunikimet e Suel Çelës me Klaus Matishin.
Ai i tregon se Enkeleda Kapedani është zgjedhur në krye të Gjykatës së Elbasanit me 4 vota, ndërsa Pajtime Fetahu ka marrë vetëm votën e saj.
Top Channel
Burimi