
Jep dorëheqjen ministrja/ Kishte marrëdhënie me një 16-vjeçar kur ishte këshilltare, patën edhe një fëmijë 35 vite më parë
Ministrja e Islandës për Fëmijët, Ásthildur Lóa Thórsdóttir, ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se një nga fëmijët e saj kishte ardhur në jetë pas një marrëdhënie me një adoleshent, 35 vite më parë.
Ásthildur Lóa Thórsdóttir tha në një intervistë për media se ajo kishte filluar një lidhje kur djali ishte 15 vjeç dhe ajo ishte një këshilltare 22-vjeçare në një grup fetar ku ai mori pjesë.
Më pas ajo lindi fëmijën e tij kur ai ishte 16 vjeç dhe ajo ishte 23.
“Kanë kaluar 36 vjet, shumë gjëra ndryshojnë në atë kohë dhe unë patjetër do t’i kisha trajtuar këto çështje ndryshe sot”, tha 58-vjeçarja për mediat islandeze .
Kryeministrja e Islandës, Kristrún Frostadóttir, tha për shtypin se kjo ishte “një çështje serioze”.
“Kjo është një çështje shumë personale [dhe] nga respekti për personin në fjalë, unë nuk do të komentoj për detajet”, tha ajo.
Top Channel
Burimi