“Jemi gati për bisedime paqeje me Ukrainën”, ish-presidenti rus bisedon me Xi Jinping
Dmitry Medvedev, zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe njëherësh ish-president, zhvilloi një bisedë me presidentin kinez Xi Jinping këtë të enjte.
Ata diskutuan krizat në Ukrainë dhe Siri, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Medvedev tha se Rusia është e gatshme për bisedime paqeje me Ukrainën, por vetëm nëse Kievi i kupton realitetet në terren, raporton TASS.
Kina dëshiron të forcojë “rreshtimin e saj strategjik” me Rusinë, i tha Xi Jinping Dmitry Menvedev me bazë në Pekin, duke shtuar se Pekini dhe Moska duhet të mbajnë bashkëpunim të ngushtë në të gjitha takimet shumëpalëshe.
“Të dyja palët duhet të udhëheqin qeverisjen globale në drejtimin e duhur. Duhet të ketë konsensus midis partive politike miqësore në të gjitha vendet, veçanërisht në Jugun Global,” i tha Xi Jingping Dmitry Menvedev.
Top Channel
Burimi