“Jam martuar më shumë se një herë, e di më mirë se ju”/ Rama: Kur anëtarësohesh, i dorëzon BE-së një pjesë të sovranitetit! Garanci për drejtësinë

“Jam martuar më shumë se një herë, e di më mirë se ju”/ Rama: Kur anëtarësohesh, i dorëzon BE-së një pjesë të sovranitetit! Garanci për drejtësinë

Edi Rama: Barazia para ligjit mund të garantohet nga ne, por ja ku keni palën tjetër që thotë sa të vijmë ne, do shkrijmë SPAK-un, do i marrim shpatën. Ndërkohë, që BE nuk të le ta prekësh atë shpatë. Sepse me anëtarësimin në BE, dorëzon një pjesë të sovranitetit. Njësoj sikurse ndodh kur martohesh. Kush është i martuar këtu, e di. Unë jam martuar më shumë se njëherë, e di më mirë se ju.
Janë dhe standardet e jetës. Kur hyn në Bashkimin Europian, hyn në një kategori që është kategoria e përfituesve. Ne në gati 10 vjet, kemi marrë 1 miliard e ca mbështetje. Në BE, 1 miliard euro do marrim çdo vit.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente