Ish-Presidenti Obama dhe Doug Emhoff në epiqendër të ditës së dytë të Kuvendit Kombëtar Demokrat

Ish-Presidenti Obama dhe Doug Emhoff në epiqendër të ditës së dytë të Kuvendit Kombëtar Demokrat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshorti i Nënpresidentes Harris, Doug Emhoff do të flasin të martën në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar Demokrat, duke e zhvendosur kështu vëmendjen drejt nënpresidentes dhe përballjes së saj me kandidatin republikan Donald Trump. Orientimi i vëmendjes drejt 76 ditëve të fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale pason mbrëmjen e parë që ishte projektuar si një përshëndetje me presidentin Biden, i cili u prit nga delegatët si një hero për tërheqjen nga gara, për t’i dhënë mundësinë zonjës Harris të kandidojë. Duke folur qartazi dhe me energji, Presidenti Biden shfrytëzoi mundësinë për të mbrojtur historikun...

Burimi: Top-channel.tv