IQOS Hyn në TEG: Një Hapësirë e Re për Përvojën pa Tym

IQOS Hyn në TEG: Një Hapësirë e Re për Përvojën pa Tym

IQOS ka hapur butikun e tij të dytë në Shqipëri, këtë herë në qendrën tregtare TEG, duke sjellë një përvojë unike për përdoruesit e alternativave pa tym.

Me një dizajn modern dhe atmosferë mikpritëse, ky butik është më shumë sesa një vend për të blerë pajisje; është një hapësirë që ndërthur teknologjinë, stilin dhe inovacionin, duke krijuar një platformë të re për komunitetin e përdoruesve të rritur të duhanit që kërkojnë zgjidhje më të informuara dhe të ndërgjegjshme.

Gjatë festës së hapjes, pjestarët e IQOS club patën mundësinë të personalizonin pajisjet e tyre përmes aparaturës teknologjike të gdhendjes që qëndron në butik për cilindo. Nga inicialet personale deri te mesazhet simbolike, kjo mundësi e kthente çdo pajisje në një reflektim të stilit dhe personalitetit të përdoruesit. Eventi u shoqërua nga muzikë live, ushqime të kuruara dhe pije, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive që i ftoi të gjithë të pranishmit të përjetonin frymën unike të markës IQOS. Një ngjarje që festonte komunitetin dhe teknologjinë.

Vendndodhja e re në TEG nuk ishte zgjedhur rastësisht. Si një nga destinacionet më të frekuentuara tregtare dhe sociale në Tiranë, TEG ofron një platformë ideale për të afruar përvojën IQOS me më shumë përdorues.

Butiku i ri rikujton avantazhet e teknologjisë së IQOS. Pajisjet e saj, të cilat ngrohin duhanin pa e djegur, ofrojnë një alternativë më të pastër dhe të avancuar për të rriturit duhanpirës. Pa tym, pa hi dhe pa aromë, IQOS spikat si një alternativë më e mirë për ata të rritur duhanpirës që duan të bëjnë një ndryshim në stilin e tyre të jetesës. Hapësira e re në TEG është ndërtuar për të qenë më shumë sesa një dyqan; ajo ofron një mundësi për të mësuar më shumë rreth teknologjisë pa tym dhe për të ndarë përvoja në një mjedis modern dhe të qetë.
 

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente