
I zhdukur prej ditësh, 40-vjeçari gjendet i pajetë në liqenin e Mushqetasë, dyshohet se…
👁1435
Është gjetur i pajetë 40-vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur prej ditësh.
Sipas uniformave blu, trupi i 40-vjeçarit u gjet në liqenin e Mushqetasë, afër banesës ku jetonte. Që prej datës 14 mars, viktima ishte larguar nga banesë. Paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.03.2025, për largimin nga banesa të shtetasit I. V., 40 vjeç, bëjmë me dije se: Mëngjesin e sotëm, ky shtetas është gjetur i pajetë në liqenin e Mushqetasë, afër banesës së tij. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel
Burimi