I vuri zjarrin një sipërfaqe toke me ullinj në Radhimë, pranga 36-vjeçarit

I vuri zjarrin një sipërfaqe toke me ullinj në Radhimë, pranga 36-vjeçarit

Një 36 vjeçar nga Orikumi u vu në pranga pasi i vuri zjarrin një sipërfaqeje me ullinj dhe bimësi.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë me shkurre dhe bimësi të ndryshme, në fshatin Radhimë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
 

Top Channel
Burimi