
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh, arrestohet 51-vjeçari! Pritet ekstradimi drejt Italisë
51-vjeçari Albert Koni është vënë në pranga në Maminas, teksa rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
“I dënuar nga Gjykata e Torinos, me mbi 4 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Maminas dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari.
Në vazhdën e operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në ndërkombëtar që fshihen në Shqipëri, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me homologët e Policisë italiane, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Operacionalja 34”.
Gjatë operacionit, është kapur në Maminas dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas“, njoftoi policia.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Top Channel
Burimi