![Heqja e mandatit të Belerit, Meta sulmon kreun e SPAK: Torollaku që jep intervista off record, Dum dumanët…](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/heqja-e-mandatit-te-belerit-meta-sulmon-kreun-e-spak-torollaku-qe-jep-intervista-off-record-dum-dumanet_668c2688532e3.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Heqja e mandatit të Belerit, Meta sulmon kreun e SPAK: Torollaku që jep intervista off record, Dum dumanët…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë mbledhjes së Kryesisë të Partisë së Lirisë komentoi heqjen e mandatit të Fredi Belerit dhe dekretimin e datës së zgjedhjeve në Himarë.
Ai hodhi akuza edhe mbi kreun e SPAK, Altin Dumani duke përmendur takimin e tij me gazetarët duke u shprehur “torollaku që jep intervista off record”.
“Nuk mund të rrija pa theksuar flagrancën ku është kapur narkoshteti i Edi Ramës dhe Ramaforma e tij dhe Dum Dumanëve të tij që ka të bëjë pikërisht me shpallen e pavlefshmërisë së mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, të cilin pasi e pengun të betohej duke e burgosur politikisht, pasi dekretuan rrufeshëm datën e zgjedhjeve në Himarë brenda 2 orëve, pa pritur afatin e apelimit, përkundrazi duke caktuar datën e zgjedhjeve, që tregon provën e radhës të kapjes totale të shtetit dhe drejtësisë nga narko shteti, Ramaforma dhe mafia ndërkombëtare që pastron para në vendin tonë. Institucionet e shtetit që nuk reagojnë me emergjencë në rastet e emergjencave kombëtare si në rastin e tërmetit tragjik që e paralajmëruam apo në rastin e COVID19“, tha Meta.
“Gjithçka e mirëpërcaktuar dhe e mirë koordinuar sipas regjisë së ekzekutuar personalisht nga sekretari gjeneral Engjëll Agaçi i cili është shefi i vërtetë i SPAK-ut dhe i këtij torollakut që jep intervista off record, ishte pikërisht Agaçi edhe në rastin e Himarës urdhëroi, koordinoi çdo hap procedurial në funksion të projektit personal të Edi Ramës, i cili pasi rrëmbeu dhe burgosi Belerin tani ka për objektiv të të gjithë Himarën.
SPAK-u torollaku e ka qepur gojën dhe as nuk guxon t’ia thotë emrin kryeministrit, jo më ta thërrasë apo t’I vërë prangat, kur të gjitha faktet janë atje bashkë”, shtoi Meta.
Top Channel
Burimi