Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin, avokati i Salianjit: Vendimi i pritshëm, betejën do ta vijojmë në Kushtetuese

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin, avokati i Salianjit: Vendimi i pritshëm, betejën do ta vijojmë në Kushtetuese

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji, duke e lënë në burg.

Avokati i Salianjit, Ledio Braho, në një reagim për Top Channel shprehet se vendimi ishte i pritshëm, ndërsa theksoi se beteja do vijojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Vendimmarrja e Gjykatës së Lartë ishte e pritshme pasi u bënë pothuajse 2 muaj që bëjmë kërkesa dhe ende sot, nuk kemi marrë një përgjigje se si është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarit relator, pavarësisht se vetë Gjykata e Lartë e ka pranuar që të vetmin short elektronik të hedhur e ka anuluar, për të rikthyer relator gjyqtarin që më shumë gjasë e kanë zgjedhur me dorë.
Nga një gjykate e pa krijuar me ligj, kurrsesi se mund të pritej një vendim i drejtë. Pavarësisht kësaj, beteja për drejtësi do te vijojë në Gjykatën Kushtetuese pasi shkeljet kushtetuese të këtij procesi janë të panumërta. Ky kazus padrejtësie, pa asnjë kazus juridik, qëlloi që të shndërrohet në një maratonë për Salianjin, por që patjetër do të rezultojë në një shuplakë ndërkombëtare për drejtësinë e kapur shqiptare.“, u shpreh ai.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente