Gazment Bardhi pretendon se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, Dumani: Nuk ka asnjë kallëzim, por….

Gazment Bardhi pretendon se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, Dumani: Nuk ka asnjë kallëzim, por….

Në një takim të zhvilluar me gazetarët, i cili po ndiqet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve, për  çështje që kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Një prej këtyre çështjeve është edhe dosja “Xibraka”, për të cilën kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës.
Por kreu i SPAK u shpreh se ka nisur një hetim për këtë dosje, e cila është rihapur, por sqaroi se nga ana e Gazment Bardhit nuk ka asnjë kallëzim, ndryshe nga sa ai pretendon në daljet mediatike.

“Qartësisht nuk ka bërë kallëzim”, ka deklaruar ai ndër të tjera.
 
 
 

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente