FOTO/ Piu fotoksinë para SPAK, ja kush është qytetari nga Lezha që tentoi t’i jepte fund jetës
Personi që tentoi t’i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë është P.T. nga Lezha.
Top Channel ka arritur të sigurojë foton, ndërsa ai qëndron i ulur në bordurën e kangjellave rrethuese dhe lutet.
Pasi tentoi vetëvrasjen, ai është transferuar në spital. Dyshohet se qytetari nga Lezha dyshohet të ketë probleme me depresionin.
Ai kërkonte takim me zyrtarët për hetime të SPAK, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Mësohet se personi kishte probleme me gjyqet civile për pronën në Lezhë.
A dyshohet se është mashtruar nga një institucion financiar jo bankar lidhur me një kredi të marrë vite më parë. Pasi ka marrë kredi tek NOA dhe e ka shlyer, sipas tij, pas pesë vitesh i kanë kërkuar para kompania MCA, të cilat janë nën hetim për shkelje, pasi zhvasnin qytetarët me kredi të këqija.
Top Channel
Burimi