Floriri natyral i Shqipërisë, vlerat e vajit shqiptar

Floriri natyral i Shqipërisë, vlerat e vajit shqiptar

Vaji i ullirit, është padyshim protagonisti i dietës sonë mesdhetare, që i jep jetë e shije çdo pjate; që nga sallata, tek makaronat apo prodhimet e detit.

Praktikisht dy pika vaj në çdo ushqim, bëjnë mrekullinë. Fatmirësisht Shqipëria hyn tek vendet e pasura me ullinj.
Antikiteti i ullinjve në Shqipëri është mëse evident për shkak të shumë ekzemplarëve të shpërndarë në të gjithë vendin.

Aktualisht vendi ynë ka aktualisht gjashtëdhjetë mijë hektarë ullinj dhe dhjetë milion pemë ulliri dhe prej tyre 1.3 milion ullinj janë qindra vjeçarë, ndërsa të tjerët shkojnë deri në tetëdhjetë vjeç.
Burimet gjenetike të ullishteve shqiptare janë shumë të pasura, ku 22 prej tyre janë varietete të kultivuara.
Por vetëm 6 varietete janë të kryesoret: “Kalinjot”, “Krypi Beratit”, “Bardhi Tiranës”, “Krypsi Elbasanit”, “Mixan” dhe “Himara”, të cilat zënë dhe 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë, duke prodhuar vaj ulliri po të një cilësie të lartë.
Të mirat që marrim nga lëngu në ngjyrë ari janë të pafundme, aq sa dhe studiesit po zbulojnë çdo ditë nga një të mirë të vajit të ullirit, i cili ka aftësinë të përmirësojë shëndetin dhe jetët tona.
Zëvendësimi i gjalpit ose i yndyrnave të tjera me vaj ulliri, ka treguar se parandalon një sërë sëmundjesh. Kardiologët përshembull këshillojnë gjithnjë që të kosnumohen të paktën 2 lugë me vaj ulliri ekstra të virgjër çdo ditë, pasi ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndet.
Vaji i ullirit ka aq shumë të mira saqë pa frikë mund të konsiderohet një ushqim, përbërësit e të cilit kontribuojnë në zvogëlimin e rrisqeve ndaj sëmundjeve koronare, parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve inflamatore.
Vaji i ullirit dhe sistemi kardiovaskolar
Vaji i ullirit lidhet me numrin e ulët të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskolare në vendet që e konsumojnë krahasuar me ato që nuk e përdorin.
Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë hipertensionin (tensioni i lartë i gjakut), atakun kardiak dhe hyperlipideminë (niveli i lartë i kolesterolit në gjak dhe triglicerideve).
Vaji i ullirit është ndër të paktët vajra që përdoret në kuzhinë dhe që 75% të yndyrnave të tij i ka në formën e acidit oleic (një acid omega-9 i monosaturuar). Studime të ndryshme kanë treguar për rolin që ka ky acid në balancimin e kolesterolit.
Ul rrezikun e kancerit në gji
Studiuesit kanë zbuluar se vaji i ullirit i virgjër e mbron trupin ndaj kancerit, ndryshe nga shumë vajra të tjerë që vijnë nga perimet.
Ata kanë arritur në përfundimin se vaji ul aktivitetin e p21Ras, një onkogjeni që parandalon dëmtimin e ADN-së, duke inkurajuar vdekjen e qelizave tumorale.
Studimi tregon se ndryshe nga vaji i misrit, i cili rrit agresivitetin e tumorit, vaji i ullirit i virgjër kishte një efekt krejt të kundërt, duke pasur një incidencë më të lartë në tumoret beninje (jo-kancerogjene) të gjirit.
Mbron kundër Alzheimer
Një nga përbërësit e vajit të ullirit është dhe oleo-canthal, një lloj fenoli natyral që mendohet se nxjerr jashtë proteinat abnormale të Alzheimer nga truri.
Për ta mbështetur këtë informacion, studiuesit kanë shpjeguar se sëmundja e Alzheimer është më e vogël në vendet e Mesdheut, ku konsumimi i vajit është më i larti në botë.
Ndihmon me problemet e tretjes
Të mirat e vajit të ullirit në aparatin tretës, janë zbuluar fillimisht pas studimeve që janë bërë në lidhjen mes dietave ushqimore dhe kancerit.
Studime të shumta kanë treguar për nivele të ulëta në kancerit në aparatin tretës, përfshirë stomakun dhe zorrën e trashë. në vendet që e kosnumojnë me shumicë vajin.
Kjo më së shumti i atribuohet polifenoleve të vajit dhe antioksidantëve të tij anti-inflamatorë, që parandalojnë kancerit në aparatin tretës.
Parandalon pankreasin akut
Vaji ekstra i virgjër është i pasur me acid oleic dhe xitirosol që ndikon në zhvillimin e pankreasit akut (inflamacioni i menjëhershëm i pankreasit).
Artikull, i bazuar në në Medical News Today, WH Food, përshtatur nga Agroweb.

Top Channel
Burimi