
Fiks Fare/ Ndotja në Liqenin e Bufit, Agjencia e Zonave të Mbrojtura: Jemi pak punonjës, por do ta pastrojmë
Mbrëmjen e sotme, emisioni Fiks Fare transmetoi rastin e ndotjes në Liqenin e Bufit, një pjesë e rëndësishme e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare, kanë mbërritur pamje të ndotjes së liqenit, ku duken qartë mbetje plastike, kryesisht bidona që kanë mbajtur pesticide për mandarina.
Gazetarët e Fiks Fare udhëtuan drejt Parkut Kombëtarë të Butrintit në Liqenin e Bufit, për të verifikuar situatën, ku siguruan dhe pamje të ndotjes në këtë zonë të mbrojtur. Por jo vetwm kaq, gjithashtu Brenda nw liqen shihen gjallesa tw ngordhura. Liqeni i Bufit, i njohur edhe si Liqeni i Rrezes, ndodhet në pjesën juglindore të Liqenit të Butrintit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 83 hektarësh.
Ai furnizohet nga burime të fuqishme të kripura të Rrezës, por ndotja e grumbulluar rrezikon biodiversitetin dhe cilësinë e ujit në këtë ekosistem të rëndësishëm.
Pas verifikimeve të bëra në terren, gazetarët e Fiks Fare iu drejtuan Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Sarandë. Një punonjëse e sektorit të menaxhimit shpjegoi se pastrimi i liqenit nuk është në kompetencat e saj, por i përket një sektori tjetër. Përgjegjësi i zonës, në një bisedë telefonike me gazetarët, pranoi situatën duke pohuar se pastrimi ishte bërë rreth një muaj më parë.
Ai gjithashtu theksoi se numri i kufizuar i punonjësve e vështirëson mirëmbajtjen e vazhdueshme të zonës, pasi kjo është një zonë e cila ka probleme gjatë gjithë vitit për shkak të shirave.
Gjithashtu premtoi se do të merren masa për pastrimin e liqenit dhe se për një javë atado të mundohen ta pastrojnë të gjithë zonën.
Tri ditë pas ndërhyrjes së Fiksit, punonjësit e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të Sarandës nisën aksionin për pastrimin e Liqenit të Bufit, duke ndërhyrë për të larguar mbetjet plastike dhe ndotjet e tjera.
Top Channel
Burimi