Fermerët dështuan me grurin, u shit nën kosto: Jo vetëm që nuk nxorëm shpenzimet, por ne…
Kastriot Kaloshi, ka gjysmë shekulli që merret me punët e bujqësisë.
Ai tregon se vjet mbolli mbi 100 hektarë grurë, por dështimi mungesa e tregut e bëri që të heqë dorë nga kjo kulturë, kështu që provoi fatin me një tjetër kulturë atë të misrit.
“Jo vetëm që nuk nxorëm shpenzimet por ne e kemi konsumuar grurin për blegtori. Unë nuk e mbjell më këtë kulturë, pasi shkoi me një çmim qesharak sepse fabrikat nuk grumbulluan fare. Mbolla kësaj here misër me shpresën se diçka do të ndryshojë”, thotë Kaloshi.
Gruri serb arrit të zhdukë grurin e shqiptar të Kastrioti dhe kjo e ka një arsye, mungesa e subvencioneve sjell në vendin grurë më të lirë se ai vend.
“Nuk mundesh të bësh bujqësi me 2 mijë lekë Litri i naftës, këtu vjen në mes të Myzeqesë dhe shkarkohet kamioni me misër serbi kjo sepse ata kanë politika bujqësore shumë herë më të mira se sa ne”, shprehet Kaloshi.
Kastriot shpreson se misri do t’i jepte mundin e 6 muajve punë, por sot në ditën e korrjes ai ende nuk ka marrë një çmim nga tregtarët se sa do të kushtojë kilogrami. Ai uron që të paktën lopët dhe delet të ushqehen me prodhimin e vendit, ndryshe nga konsumatorët që po hanë bukën e përgatitur me miellin serb.
Top Channel
Burimi