
EMRAT/ Kapen duke shitur drogë, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 3 kg kanabis
Shtetasit Reshat Qatromi dhe Ledin Kazanxhi (Allamani) janë arrestuar këtë të martë në Tiranë për shitje droge.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Interruption”, u sekuestruan 3 kg kanabis, pajisje elektrike dhe prova të tjera materiale.
Njoftimi:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Interruption”.
U kapën në flagrancë në tentativë për të shitur 1 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike kanabis, paisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vazhdën e operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës informative, për një rast të shitjes të lëndës narkotike cannabis sativa, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Interruption”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit R. Q., 36 vjeç dhe L. K.(A.), 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në rrugën “Memo Meto”, me një qese me 1 kilogram e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonin me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi