Edi Rama nxjerr në terren “të vjetrit” e PS për të mbledhur vota, kryeministri zbulon skuadrën e 11 majit: Do bëjmë bashkë eksperiencën me energjinë e re (E plotë)

Edi Rama nxjerr në terren “të vjetrit” e PS për të mbledhur vota, kryeministri zbulon skuadrën e 11 majit: Do bëjmë bashkë eksperiencën me energjinë e re (E plotë)

Edi Rama ka folur për skuadrën që do shkojë në zgjedhjet e 11 majit, e që sipas tij do të jetë një bashkim i eksperiencës dhe energjisë së re.

Rama tha se në listë të hapur do të jetë ata që kanë eksperiencë, për të mbledhur vota për vete dhe për PS, e ndërsa në listat e mbyllura do të jenë emra që futen për herë të parë në Kuvend.
“Skuadër perfekte nuk ka, por një skuadër shumë të mirë do ta keni, skuadër të ripërtërirë, do harmonizohet eksperienca me energjinë e të rinjve, një skuadër që do garantojë vazhdimësinë  e procesit të BE, që do të ketë dijen e nevojshme të brendshme se për çfarë bëhet fjalë, dhe që do garantojë një përfaqësim të lidhur me egzigjencat e lidhur me kohën. Do jetë skuadra me e vjetër në eksperiencë dhe me e reja në energji”, tha Rama.
“Dje bëmë të qartë vijën parimore të ndarjes së detyrave, kush ka qoftë dhe një mandat do jetë në fushëbetejë për të marrë vota për veten dhe PS, burrat nuk diskutohen, por dhe për gratë dhe vajzat nuk përjashtohen. Në listën e mbyllur do të jenë njerëz që hyjnë për herë të parë në parlament, që vijnë nga kontribute të caktuara në shoqëri, etj”, shtoi më tej.
Fjala e plotë e kryeministrit Rama:
Parlamenti Europian ka vendosur dhe mbrëmë ka bërë publik vendimin për të hapur zyrën e tij në Shqipëri. Pra, është në krenarinë dhe kënaqësinë tonë të madhe të bëhemi edhe vend mikpritës i zyrës së Parlamentit Europian në Tiranë, e cila do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti mes Parlamentit Europian dhe Parlamenteve Kombëtare, shoqërisë civile dhe të gjithë partnerëve lokal në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Si ju duket kjo?
Ça ndodh kështu? Parlamenti Europian që vendos të hapë zyrën e vet në një narko-shtet? Si ka mundësi? Sorosi i fshehur mbas Roberta Metsola-s dhe Parametrit Europian që vazhdon vepron si diversant?
Dhe për të qenë shumë të qartë Parlamenti Europian me hapjen e kësaj zyre në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë, si një pikë referimi jashtë perimetrit të Bashkimit Europian dhe si vendin që së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Europian.
Parlamenti Europian ka tre zyra aktualisht, një në New York për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara, një në Jakarta për marrëdhëniet me Azinë Juglindore dhe një në Addis Ababa për marrëdhëniet me bashkimin Afrikan dhe sot Shqipëria dhe Tirana bëhen vendi mikpritës i zyrës së re të Parlamentit Europian.
Një zyrë tjetër Parlamenti Europian me gjasë do ta hapë edhe në Moldavi për të mbuluar pjesën në kufi me Rusinë. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm, ky është një moment tjetër shumë i mirë për pozicionin tonë ndërkombëtar. Në ndërkohë që kemi vazhduar paralelisht përgatitjet për Samitin e madh të të gjithë komunitetit politik euopian në Shqipëri më 16 maj dhe përpara Samitit, Bashkimi Europian, Këshilli Europian, të gjithë liderët e Bashkimit Europian kanë vendosur të vijnë në datën 15 maj për një darkë pune, këtu me mua dhe liderët e tjerë të rajonit tonë, të Ballkanit Perëndimor. Pra në 15 maj do të mikpresim, lideret e Këshillit Europian, pra të gjithë liderët e Bashkimit Europian dhe me 16 do të vijnë këtu liderët e të gjithë kontinentit, me përjashtim të Rusisë sigurisht.
Janë 46, nga Londra, Ankara, Lisbona, Baku nga Olso, në Yerevan në Kiev dhe pa diskutim të gjithë të tjerët që janë pjesë e Bashkimit Europian. Kjo është Shqipëria e sotme dhe prandaj dua ta theksoj edhe njëherë. Është shumë e rëndësishme për çdo shqiptar dhe shqiptare, pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht preferencave partiake që të ketë parasysh se në 11 maj Shqipëria është më shumë se kurrë përtej të majtës e të djathtës, përtej partive politike, përtej fanellave të skuadrave partiake. Sepse në 11 maj çdo shqiptar e shqiptare që ka të drejtën e votimit, që ka një votë në dispozicion, jo vetëm duhet të shkojë të votojë në Shqipëri dhe në diasporë, ata që janë regjistruar, por duhet të votojë për të mos humbur asnjë sekond në procesin e negociatave te Bashkimin Europian, për të mos krijuar asnjë lloj luhatje dhe dyshimi në sytë e Bashkimit Europian se në Shqipëri ka mjegull, se në Shqipëri nuk ka qartësi, se në Shqipëri nuk ka një shumicë të fortë e solide dhe të gatshme me të gjitha kapacitet deri tani të mirë manifestuar dhe të mirëpritura për të vazhduar negociatat.
Kini parasysh është hera e parë në historinë e këtij procesi, është hera e parë kur fjalët janë të përputhura me vullnetin pozitiv konkret për përfshirjen përfundimtare të Shqipërisë në gjirin e Bashkimit Europian, është hera e parë kur fjalitë standard “e ardhmja juaj është në BE, ju duam në BE, perspektiva juaj është të jeni pjesën e BE-së” etj, etj, janë të përputhura me vullnetin pozitiv BE-së që përkon me vullnetin tonë të gjithë kahershëm që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europain.
Është hapur një dritare mundësie dhe për herë të parë vota e shqiptareve dhe e shqiptarëve në një palë zgjedhje politike është një votë edhe gjeopolitike, është një votë me një peshë të rëndësishme gjeopolitike në funksion të pozicionit të Shqipërisë. Dhe aq më tepër në një botë që po lëkundet në aspektin e sigurisë, në një atmosphere, ku të gjithë po flasin për rritje të kapaciteteve mbrojtëse, për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, për kërcënime dhe rreziqe nga më të ndryshmet, ne na duhet unitet. Na duhet bashkim përtej partive, na duhet lidership, na duhet qëndrueshmëri. Të gjithë të tjerat janë dokra hini në krahasim me këtë moment ekzistencial për Europën, ekzistencial për Shqipërinë.
Kjo dritare e hapur mundësie, ku janë përputhur rrethanat tona të brendshme, me rrethanat e brendshme të Bashkimit Europian, dëshira jonë e brendshme me dëshirën e tyre të brendshme, vullneti ynë më vullnetin e tyre për t’u bashkuar përfundimisht në familjen europiane është një dritare mundësie që mund të mbyllet dhe mund të kthehemi prapë të avazi “jo po mirë darkod, jo po shiko, jo po del Hollanda këtej, jo po prit se një gjë për të thënë Franca, jo po një fqinj nuk është i kënaqur me këtë gjë dhe prit se do ta shtyjmë, kur është momenti” dhe prandaj kemi edhe një kalendar që është kalendari më ambicioz në historinë e integrimit, na është dhënë drita jeshile që të mbyllim të gjithë procesin e negociatave brenda 2027, dakordësuar kjo me Komisionin Europian që do të thotë duhet të bëjmë një punë 24 orë në 24. Tani që unë flas me ju në zyrat e këtij shteti janë 1000 vetë, 1000 vetë që merren vetëm me këtë punë dh e që punojnë përditë dhe çdo javë ministret tona të shtetit që janë edhe kryenegocoiatotrja dhe zëvendësja e saj japin hesap përpara Komisionit Europian për ecurinë dhe të gjitha afatet janë të ngushta e të përcaktuara.
Mali i Zi ka vite që po bën këtë punë që ne e kemi nisur vjet dhe që duam ta mbyllim në 2027 dhe të shfrytëzojmë këtë dritare dhe të hyjmë brenda përpara sesa dritarja të mbyllet përsëri. Nuk është një derë e hapur, është një dritare e hapur, kijeni parasysh. Nuk është një moment i zakonshëm, është një moment i jashtëzakonshëm dhe është një moment, ku fati po i buzëqesh kombit shqiptar, po i buzëqesh shqiptarëve dhe vendit tonë duke u dhënë këto mundësi. Mos e neglizhojë askush. Është, e para njëherë, për të garantuar pakthyeshmërinë e të gjitha proceseve, për të garantuar se liria individuale e shqiptarëve nuk do jetë më në asnjë pikëpyetje, nuk do varet më nga asnjë forcë brenda ose jashtë që i imponohet siç i është imponuar në shekuj, por do jetë e garantuar në familjen europiane për të garantuar që barazia përpara ligjit nuk do varet më nga kush qeveris në Tiranë.
Është Edi Rama dhe Partia Socialiste që i kanë dorëzuar shpatën e ndëshkimit që e ka mbajtur pushteti politik që prej 1912, ia kanë dorëzuar drejtësisë dhe mbështesin pa kushte institucionet e reja të drejtësisë apo është bufi i kënetës apo kushdo qoftë tjetër që i teket dhe thotë “Do ta marrim prapë atë shpatë në dorë, do ta shkrijmë SPAK-un, do ta bëjmë reformën nga e para” bla bla bla.
Kjo nuk duhet dhe nuk do të varet më nga vullnetet e brendshme këtu në momentin që jemi brenda në Bashkimin Europian. Aty barazia përpara ligjit është e garantuar dhe e treta, standardet e bashkëjetesës demokratike, konkurrenca e lirë, meritokracia dhe të gjitha proceset e tjera janë pjesë e të jetuarit të përditshëm në familjen e madhe dhe të bashkuar të Europës. Këto janë themelore dhe për ta vizualizuar, kini parasysh që me futjen në Bashkimin Europian, pashaporta e secilit nuk është më thjesht Republika e Shqipërisë me të drejtë lëvizje, por pa të drejta të tjera brenda perimetrit të Bashkimit Europian, por sipër aty në pashaportë do të shkruhet “European Union”, “Bashkimi Europian”, “Union Européenne”, në anglisht dhe frengjisht dhe poshtë Republika e Shqipërisë dhe me atë pashaportë çdo qytetar shqiptar, çdo zotërues i asaj pashaporte ka të njëjtat të drejta siç ka çdo zotërues i asaj pashaporte brenda Bashkimit Europian, çdo francez, çdo gjerman, çdo danez, çdo hollandez, çdo polak, çdo çek, e kështu me radhë, që do të thotë, jo vetëm të lëvizë, por të qëndrojë, të punojë, të marrë shtëpi, të rimbursohet për shërbimet shëndetësore në rast se, larg qoftë, i duhet të shkojë në spital kur është duke kaluar nëpër një vend të Bashkimit Europian dhe kështu me radhë.
Është një kapërcim epokal që ia detyrojmë fëmijëve tanë, nuk ka lidhje fare e lagu apo nuk e lagu bufi bishtin këtu në Shqipëri, nuk ka lidhje fare jo PS, jo PD, jo e majta, jo e djathta, jo ne, jo ne ata, jo bla bla. Mos harroni dhe diçka tjetër, përsa kohë nuk jemi aty brenda ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu sot dhe ju e dini shumë mirë, e dinë dhe ata që nuk duan ta pranojnë që këtë raport që kemi vendosur unë dhe Partia Socialiste me Europën dhe me botën nuk e kemi pasur kurrë, një raport sy më sy, barazie dhe respekti dhe unë e di si bëhet kjo punë dhe si mbyllet ky proces, askush tjetër nuk e bën dot.
Prandaj jam këtu akoma dhe prandaj duroj lloj-lloj kukumjackash, lloj-lloj salamandrash, lloj-lloj insektesh dhe prandaj vazhdoj të jem këtu, kijeni parasysh mirë këtë gjë”.
Në ndërkohë, “Ti mirë e ke vënë titullin sy më sy, – thotë Luljeta, por për ata që janë të verbër ose i verbon urrejtja, si do bëhet?”
Avash avash, nuk kemi çfarë të bëjmë. Urrejtja është këshilltari më i keq, është armiku i brendshëm më i madh i njeriut. Gjyshja ime, ndjesë pastë, thoshte “Mllefi asht e zeza t’zot. Kush urren, e ka hallin të madh shumë për veten e vet dhe nuk kemi fare se çfarë t’i bëjmë”.
“Akoma nuk e ke shpalosur programin” thotë Luan Baci.
Luan, programi ynë është i shpalosur në të katërta anët dhe dihet, megjithatë rri pa merak sepse disa gjëra të qarta lidhur me disa pika kyçe do t’i themi, por programi i programeve është anëtrësimi në Bashkimin Europian. Ky është programi i programeve.
Shiko, kur ne morën detyrën, merrnin nga Bashkimi Europian diçka më shumë se 200 milionë euro në vit. Sot marrim më shumë se 600 milionë euro. Domethënë, në totalin e vet, pra, që të jem shumë i qartë me ju, investimet nga Bashkimi Europian janë afro 700 milionë euro sot që flasim, në total, pra investime që bëhen këtu, publike, private e të tjera. Stoku i përgjithshëm i investimeve përllogaritet rreth 6 miliardë, ndërkohë që ne duam që ta çojmë në 9 miliardë.
Tani, çfarë ndodh me hyrjen në Bashkimin Europian dhe pse them është programi i programeve?
Fondet e përfituara nga Bashkimi Europian në periudhën 2014-2020, – dëgjojeni këtë se është shumë e rëndësishme, – fondet e përfituara nga Bashkimi Europian në total ishin 1 miliardë euro.
Për 2021-2027, si buxhet që Bashkimi Europian ka parashikuar për Shqipërinë deri në momentin kur ne i mbyllim negociatat është 2,6 miliardë. Ndërkohë që, me futjen në Bashkimin Europian llogaria bëhet 1 miliardë mesatarisht në vit. Pra, nëse sot ne nga buxheti i shtetit dhe nga të gjitha xhepat e tjerë, po themi, të donacioneve etj, vendosim në dispozicion të bujqësisë më pak se 200 milionë euro, me futjen në Bashkimin Europian do të kemi plus 300 në vit. E kuptoni se ç’do të thotë?
Prandaj, nëse ka një arsye që edhe e vetme mjafton për të mos bërë asnjë diskutim tjetër, për të mos i hyrë fare “Jo po më pëlqen ky, më pëlqen ai. Jo jam i majtë apo jam i djathtë, jo po se sapo PD, jo po Alenca madhështore, jo po Kujtim Gjuzi” ka vetëm një arsye, Shqipërinë brenda në Bashkimin Europian, shfrytëzimi i kësaj mundësie, i kësaj dritareje, i këtij momenti i përputhjes së yjeve të fatit tonë dhe të fatit të Europës në funksion të antërësimit tonë. Më kuptove?
Ky është programi i programeve, pastaj patjetër që do kemi gjëra të mira dhe pozitive në shumë drejtime.1400 komente të herës së fundit lexove pyetjet që bëre vet thotë ky figura. Unë nuk bëj pyetje vet se nuk kam nevojë të bëj pyetje vet i dashuri im.
Fitore PD 11 maj, larg qoftë për vendin, larg qoftë për fëmijët tanë, larg qoftë për marrëdhëniet me BE. Mos harroni që BE nuk i sheh dot fare me sy ca tipa, fare. Dhe deri kur ne të hyjmë atje, ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu. Kur të hyjmë atje pastaj është më pak e rëndësishme, për gjërat bazike, për liritë individuale, për standardet, për barazinë para ligjit etj. Se ato nuk i lëviz dot më njeri, nuk i prek dot më njeri. Por deri atë ditë ky thotë, ti thua domethënë i dashur Igli: Fitore! Fitore për çfarë? Për të shkrirë SPAK-u? Fitore për të kthyer përmbys atë që mezi ka nisur si një luftë emancipuese, transformuese, modernizuese kundër korrupsionit? Për këtë fitore? Po çfarë do fitosh ti një herë se ky nuk është futboll, që pop shkon epo thua fitore Nadias kundër Partizanit ose anasjelltas. Çfarë do fitosh ti?
Kështu që, bëni pyetje dhe kthen përgjigje ‘Shqipëria që duam”, epo u morëm vesh. Nuk e kuptova këtë. Se mora vesh se ku e kishe llafin por do ketë qenë shumë e thellë kjo.
Vetëm shqiptarët besojnë se kryeministri ua zgjidh problemet me një koment në facebook dhe populli e beson. Të gjithë shkruajnë hallin e vet dhe në fund marrin përgjigje shkruaj tek kjo ose tek ajo, a jeni mirë aman, si besoni ato që thotë ky kur zyrat e institucioneve përkatese nuk japin shpjegim as zgjidhje.
Shiko, e para punës këtu nuk jemi për t’ju thënë shkruaj këtu që t’ju zgjidh hallin këtu live se unë nuk jam doktor popullor që jap receta si mund të kurohet një dhimbje apo një dhimbje tjetër me televizor. Por këtu jemi për t’iu informuar unë, për t’iu dhënë unë një qasje në problematika, në zhvillimet, në dinamikat e qeverisjes dhe në raportet tona me të tjerët që janë shumë të rëndësishme sot. Dhe patjetër për sfidat por sigurisht dhe për problematikat direkt konkrete të secilit. Dhe si asnjëherë më parë se në Shqipëri sot ka prej vitesh tanimë një lidhje direkte me qeverinë përmes platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqë duam.al, ku problemet shtrohen, trajtohen dhe zgjidhen. Ato që janë të zgjidhshme se ka shumë të tjera që nuk janë çështje të qeverise, nuk janë çështje të pushtetit ekzekutiv, janë çështje të gjyqësorit për shembull që është i pavarur dhe nëse ka një konflikt prone nuk e zgjidh qeveria, e zgjidh gjykata për shembull.“Duam një skuadër perfektë në listën e deputeteve të 11 majit.”
Nuk ka, një skuadër perfektë nuk ekziston. Edhe Real Madriti i Galacticos nuk ishte dot perfekt, por një skuadër shumë të mirë patjetër do ta kemi.
Do kemi një skuadër të ripërtërirë, do kemi një skuadër ku do harmonizohet eksperienca e domosdoshme dhe energjia pozitive e më të rinjve, do kemi një skuadër që do garantojë vazhdimësinë e një procesi historik siç është procesi i anëtarësimit në BE. Një skuadër që do ketë gjithë dijen e nevojshme të brendshme, pra brenda institucioneve për se për çfarë bëhet fjalë se të tjerët që flasin nga jashtë nuk e dinë fare se për çfarë bëhet fjalë. Por dhe një skuadër që do garantojë një përfaqësim, një përfaqësim shumë më të lidhur me ekzigjencat e kohës dhe të shoqërisë sot.
Do të kemi një skuadër që do të jetë skuadra më e vjetër në eksperiencë dhe skuadra më e re në energji. Duke votuar PS për shembull ata që duan risi, ata që duan diçka të re, që duan të rinj e të reja do kenë shumë më tepër të rinj e të reja sesa duke votuar për ca subjekte që thonë : ne jemi e reja. S’dinë çfarë flasin dhe që alternativë kanë vetëm të shajnë mua e të më ulin e të më ngrenë me gjithë librin, ata nuk shkojnë deri te libri i shtëpisë për hir të së vërtetës por me të gjithë librin e epiteteve të mundshme për të shfrytëzuar një shpirt po themi proteste, por duke i votuar ata që të re në fakt kanë vetëm moshën e drejtuesve të tyre, më rastin më të mirë do të çoni në parlament një njeri, dy njerëz, ja po të jap tre që të jem shumë bujar. Pse duhen tre veta, çfarë do bëjnë? Ndërkohë që duke votuar PS do të dëgjoni dhjeta të reja e të rinj, njerëz që janë për herë të parë në parlament. Dje e kemi bërë të qartë vijën parimore të ndarjes së detyrave në skuadrën kombëtare të 11 majit. Kush ka qoftë dhe një mandat do të jetë në fushën e betejës për të marrë vota për vete dhe për PS.Burrat nuk diskutohet por dhe për gratë dhe vajzat përgjithësisht me ndonjë rast shumë të veçantë do të vlejë ky parim. Ndërkohë që në listën e mbyllur një pjesë e madhe do të jenë njerëz që hyjnë për herë të parë në parlament, fresh, pa ngarkesa dhe që vijnë natyrisht nga kontribute të caktuara në shoqëri, në fusha të ndryshme etj, nuk diskutohet.
“Sa mirë ju bëni koment, me siguri postimet e mia me thëniet nga libri i shenjtë i besimit mysliman Kurani, kjo thënie ka të bëjë me atë që jetojnë thjeshtë me familjet e tyre me punë të ndershme dhe me hallall, por jo me ata që kanë pozita të larta shtetërore në shtet siç jeni ju se ju paguheni bukur e mirë e udhëtoni gjithandej prandaj dhe keni përgjegjësi.”
Nuk e kuptova se çfarë doje të thoje, por po të them dy, tre gjëra shumë të thjeshta. Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk punoj për jetuar, unë jetoj për të punuar. Unë jetoj për të bërë gjëra, jo për të konsumuar gjëra. Kush më njeh e di shumë mirë që qysh kur jam bërë kryeministër mund të kem del në restorante, në thuajse 12 vjet tanimë të them 30 herë në total, do të them shumë, janë shumë.
Dhe nga këto, 25 me siguri me familjen. Është sakrificë e madhe për familjen, është sakrificë e madhe për fëmijët, por është kështu. Të gjithë pjesën e kënaqësive të imagjinuara ose të propaganduara si ha e pi, kush më njeh e di shumë mirë që unë s’kam lidhje fare me këto, hiç. Patjetër që më shijon një ushqim i mirë kur është mundësia, por mund të rri dhe pa ngrenë dy ditë pa asnjë problem. Dhe e bëj për arsye të favoreve që ka organizmi me këtë gjë.
Për shembull, në qoftë se arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është një gjë shumë pozitive për organizmin, 72 orët janë fantastike. E kam bërë 2-3 herë se është shumë. Ndërkohë që, është gjëja më normale për mua, që përgjithësisht të ha vetëm një vakt, në darkë. Dhe në darkë, në shtëpi. Rregullisht, në shtëpi. Këtu, në drekë, ja aty, tek ajo tavolina aty mbrapa, nëse ha drekë, ma sjellin këtu, pam-pam-pam. Tani udhëtimet. Udhëtimet, po të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe t’i minimizoja, do t’i minimizoja me qejfin më të madh se janë udhëtime pune, nuk janë udhëtime qejfi. Janë udhëtime pune dhe prandaj, më vjen dhe zor shumë dhe habitem, çfarë kërkojnë këta njerëz kur flasin broçkulla, jo mori avionin privat, jo fluturime luksi. Cili luks? Unë të gjitha fluturimet e mia private, me familjen, edhe sot që flasim dhe gjatë gjithë kohës i bëj vetëm në ekonomik si gjithë të tjerët. Të gjitha. Fluturimet e punës me avionin që pata mundësinë të kem, janë fluturime pune dhe janë shkurtim kohe, janë shkurtim shpenzimesh të tjera dhe për më tepër me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lek më shumë për shtetin sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat, dhe për më tepër, deri kur nuk ishte avioni, rregulli në qeverinë time ka qenë dhe mbetet, anëtarët e qeverisë, përfshirë dhe mua, nuk udhëtojnë në biznes, përjashtuar rastin e fluturimeve në Shtetet e Bashkuara, që janë shumë të gjata dhe që është normale, por çfarë janë udhëtime në Europë, të gjitha në ekonomik. Tani për çfarë flisni. Kë dëgjoni? Për çfarë flisni. Si mund të merreni me këto muhabete pa lidhje, kot. Për çfarë flisni. Kështu që, është mirë që kur vjen puna për te jeta e secilit, të jemi shumë të kujdesshëm sepse jetën e secilit nuk e di askush përveç secilit dhe familjes së vetë.
“Edhe ujku kur është i ngopur, – thotë Albano, – nuk të ha më!”
Nuk e di çfarë specie e pangopur jeni ju, vetëm një revolucion alla-francez, me gijotinën si ëmbëlsirën e fundit, ju bën derman, ashtu siç jeni të mbledhur të gjithë bashkë.Dëgjo Albano, unë nuk e di për çfarë e ke fjalën konkretisht, sepse u lidhën dy komente njëra pas tjetrës, sapo po i shpjegoja Samiut disa gjëra me veten time. Unë kam vetëm një pangopësi ti Albano, që të merremi vesh bashkë, vetëm një kam, dhe e kam shumë të madhe. Nuk ngopem duke parë Shqipërinë që të respektohet dhe duke parë Shqipërinë që të përmirësohet dhe të forcohet. Nuk ngopem! Po ti nuk e kupton dot. Ti nuk mund ta kuptosh dot! Me këto që shkruan, ti ke një problem shumë të madh. Nuk kupton dot se për çfarë flet, në rastin konkret. Kuptove?! Kuptoje këtë gjë sepse ky muhabet “hahaha”, i ngopur, i ngopur, i pangopur, i pangopur, është muhabet njerëzish që ose në jetën e tyre i bëjnë këto gjëra për të cilat akuzojnë të tjerët dhe ka dhe një lloj ndjenje xhelozie në këto lloj fjalësh, ti me siguri duhet të hash shumë si tip dhe të duket sikur të tjerët po hanë më shumë, dhe thua nga këto gjëra, nga këto budallallëqe.
-Në qeverisjet e viteve që lamë, dobësia jote si kryeministër ishte, Agim Tiçe, besimi i tepruar ndaj ministrave dhe vartësve të punës dhe projekteve ku ata abuzuan me besimin tënd. Kjo ju uli reputacionin shumë në skandalet në hetimet e SPAK. Më e mira që mund të bësh, midis të tjerave është të kontrollosh rreptësisht ministrat dhe vartësit për çdo projekt dhe punë. Kurse një kompliment nga unë, je sipëror i pakrahasueshëm në politikën e jashtme. Faleminderit! Respekte!
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit për këtë të fundit ndërkohë po të shpjegoj që as me ligj, ligji nuk e lejon që unë të bëj kontrolle kështu siç i imagjinon ti, as me zakon, por as me logjikë , kjo nuk funksionon kështu dhe mos harro që hetimet e SPAK-ut i solli përpjekja dhe rezultati i përpjekjes time me vetëdije të plotë, se bashku me skuadrën time, të Partisë Socialiste për të bërë reformën në drejtësi, për të hapur rrugën e pastrimit të sistemit të drejtësisë nga një llum i madh, edhe pse ka llum akoma, nuk diskutohet, por nga një llum shumë i madh që ishte mbledhur në fyt të kombit shqiptar dhe të shtetit shqiptar për të ndërtuar institucione të reja dhe për të bërë të pamendueshmen, dorëzimin e shpatës së ndëshkimit në duart e drejtësisë.
Shpatën e ndëshkimit, se nuk e kam këtu atë Zonjën e Drejtësisë se jam i “dashuruar” me të. Shpatën e ndëshkimit që ka ajo Zonja e Drejtësisë, simboli i vjetër i drejtësisë, është një grua që ka shpatën, ka peshoren ka dhe sytë e mbuluar, atë shpatën e ndëshkimit në Shqipëri, e ka pasur historikisht pushteti politik. E kanë pasur qeveritë. E kanë pasur të parët e qeverive. E ka pasur mbreti, e ka pasur diktatori, e ka pasur këneta dhe e kanë përdorur për të ndëshkuar sipas oreksit të politikës. Me vullnet të plotë, unë luftova dhe ja dola që ta dorëzojmë atë shpatë në duart e drejtësisë, por në momentin kur pushteti politik, dorëzon shpatën e ndëshkimit në duart e drejtësisë, i hap rrugë një historie komplet të re dhe vë edhe veten e vetë, qafën e vetë në dispozicion në rast se shpata kërkon qafën e vetë, të pushtetit për bëma të cilat natyrisht janë të ndaluara. Ne kemi probleme me cilësinë e drejtësisë, por janë probleme të rritjes dhe patjetër që ka shumë gjëra që nuk shkojnë, por këto hetimet që thua ti, nuk duhet të ulin reputacionin tim, përkundrazi, duhet t’iu konfirmojmë të gjithëve se sa i pangopur jam unë për ta parë Shqipërinë lart. Për t’i parë shqiptarët si ata që i kemi parë gjithë jetën nga shumë poshtë-lart dhe për të pasur këtu një vend të drejtë dhe për të qenë të barabartë përpara ligjit dhe kjo do kohën e vetë. Dhe kjo nuk bëhet se bën ti një parti dhe del atje edhe i thua, hajde bëhemi bashkë tani, ta pastrojmë, ti vëmë gijotinën, ti bëjmë këto…, janë marrëzira. Kjo bëhet kështu dhe vetëm kështu siç po e bëjmë ne. Kuptove?! Kështu që nuk ka një vend në botë që të ketë fituar imunitet të plotë ndaj tundimeve të X dhe të Y, për të futur dorën aty ku s’duhet, por ama shpata e ndëshkimit, peshorja në duart e drejtësi dhe paanësia e drejtësisë janë garantë.
Kështu që kryeministri, qeveria, partia në pushtet nuk jep llogari pse njëri, tjetri apo tjetri vajtën dhe futën duart aty ku s’duhet dhe prekën pasurinë e përbashkët. Por përgjigjet për mënyrën si reagon, për mënyrën se si bashkëjeton në një situatë të tillë dhe ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, ne jemi në krahun e drejtësisë, nuk bëjmë avokatinë e askujt. Natyrisht që kemi filluar në një proces të ri ku do ti japim opinionet tona me zë të lartë për cilësinë e drejtësisë që ajo shpata të mos kthehet në një forcë ndëshkimore abuzive, që ajo peshorja në dorën tjetër të zonjës së drejtësisë të funksionojë, që gjykata të funksionojë dhe jo të noterizojë çdo gjë që kërkon prokuroria, se për këtë punë janë gjykatat dhe që prokurorët e gjykatësit të jenë të verbër, pra të paanshëm, të drejtë.“Je i vetmi që iu dëgjua zëri i Shqipërisë dhe bërë që turizmi të ketë sukses. Jam me PD-në. Por nuk do të votoj bufin e kënetës që na e ka shpif, ka 100 vjet që në ’90, s’do votoj fare. Respekte për ty.”
Tani ti e di vet çdo votosh, po ishte e bukur shumë nga një tjetër që ka të njëjtën dhimbje që ke ti, kushdo qofsh të uroj shëndet, i cili është një person që unë nuk e njoh personalisht, por një emigrant shumë i suksesshëm. Emigrant shumë i suksesshëm në një kompani, me shqiptar të punësuar etj, etj dhe më thotë njëri nga këta tanë, organizatorët tanë që e kishte patriot nga zona e vet, që e kishte takuar e kishte pirë kafe që ky i kishte thënë unë po i bëj ca regjistrime se do ia jap, në Itali ky, se do ia kthej Edi Ramës atë që ka bërë për ne këtu në Itali, se na ka ngrit kokën dhe s’kemi më asnjë lloj stresi po përkundrazi kudo që shkojmë dhe takojmë –Ah primo ministro, Albania, turizimi ah. Edhe më erdhën këta të mitë edhe më thonë duam të na bësh ca regjistrime, – po i bëj, po mirë na i jep këto listat, na i jep listat që ti fusim aty, se duhet me ia tregu bufit ca po bëjmë. Jo i thashë: S’ua jap listat unë se si kam për ju, i kam për Edi Ramën, i thanë këta, si për Edi Ramën. I thonë këta, si për Edi Ramën, po ti je më PD-në, po unë me PD-në jam, po s’dua atë, me PS-në nuk bëhem kurrë, po dua Edi Ramën. Kështu që mendoje edhe ti njëherë këtë. Se këtu nuk është çështja e PS-së ose e PD-së. Po këtu nuk është çështja e PD-së dhe e PS-së, këtu është çështja e Europës ose e Kujtim Gjuzit. Është shumë e fortë kjo, midis Bashkimit Europain dhe Kujtimit. Edhe unë Kujtimin e njof dhe rri, rri e them ca ka madhështore në gjithë këtë, vetëm një gjë madhështore ka, mustaqet e Kujtim Gjuzit, po t’ia shohësh janë madhështor dhe përtej shakasë, që në këtë rast është më shumë se gjysma e të vërtetës, këtu bëhet fjalë për një gjë shumë serioze, bëhet fjalë për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian. Shqipërinë të gjithë bashkë, socialist, demokrat, pa parti, fëmijë, të moshuar, të gjithë bashkë. Për ti dhënë fëmijëve tanë mor zotëri i nderuar apo zonjë nëqoftëse je nuk e di, për ti dhënë pasaportën e Bashkimit Europain, jo lirinë e lëvizjes, por të drejtën e qëndrimit ku ti teket shqiptarit dhe të gjitha të drejtat që burojnë nga të qenit qytetar të atij komuniteti, për ta bërë Shqipërinë në raport me çdo vend tjetër. Vjen ti nga Shkodra apo Tepelena për punë ose për të mbaruar një punë, njësoj ose për të mbaruar një punë njësoj për ta bërë Shqipërinë si një bashki brenda këtij perimetri, ku të tjerët, të gjitha vendet janë si bashki brenda Shqipërisë. Bashki më të mëdha, bashki më të vogla, bashki të vogla fare, por ama janë njësoj, Ky është 11 maj.
“Zoti kryeministër, në vitet 2014-2021 pati një fluks të madh të largimit qytetar nga vendi për shkak të kushteve të vështira ekonomike të pamundësive për të jetuar një jetë bazike dhe shumë të tjerë për shkak të sistemit të shëndetësisë. Për më shumë se një dekadë, pushtet cilat janë masat konkrete që keni ndërmarrë ju për t’iu krijuar shqiptarëve arsye të forta për t’i ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.”
Dëgjo është e vërtetë që në atë periudhë pati një fluks të shtuar, sepse ishte kriza e madhe e emigrimit dhe e dyndjes së emigrantëve në Europë dhe u hapën shumë kanale për të arritur me shpejtësi dhe për të shfrytëzuar atë krizë, duke u vendosur në Gjermani, kjo është e vërtetë. Tani, këtu shkop magjik nuk ka, i dashur. Unë di që çfarë kemi bërë ne, nuk e ka bërë askush dhe ta them këtë me fakt, dhe askush më parë. Po të them që buxheti i shëndetësisë, kur ne morëm detyrën, ishte rreth 250 milionë euro, sot është 760 milionë euro, trefish. Po të llogarisësh buxhetin për mbështetjen sociale, se ne kemi bashkë shëndetësia dhe mbrojtja sociale ishte 130 milionë, sot është 260 e dy bashkë, janë një miliad, pra shëndetësi dhe mbështetje sociale janë 1 miliardë euro. 600 mijë shqiptarë të pasiguruar marrin shërbimin shëndetësor falas njësoj si të tjerët, edhe pse s’kanë paguar ndër vite kontributet që s’kanë pasur mundësi. 53 spitale të reja të ndërtuara nuk i ka ndërtuar askush, asnjëherë, 53 spitale të reja të ndërtuara, 10 nga të cilat nuk ekzistonin fare, 43 të tjerat prishur komplet, rrëzuar në tokë dhe e rindërtuar dhe pajisur me aparatura të fjalës së fundit, që nuk kanë ekzistuar fare më parë. Çmimet e barnave 30 % në tërësi më të ulëta se sa në 2013, e dini këtë? Sot që flasim, sot që flasim, sepse hoqëm komplet TVSH-në e barnave dhe nga ana tjetër kemi dyfishuar fondin për barnat e rimbursueshme duke shtuar 200 medikamente të reja dhe janë 210 mijë pensionistë me shifra, me fakte, me lista që përfitojnë 100% barna të rimbursueshme. Kjo është për të gjithë ata që thonë po, se nuk ju del për këtë, s’ju del për atë. Patjetër që pensionet janë shumë të ulta dhe ky është një problem i madh, dhe ky është problemi i problemeve që duam të adresojmë një mandat në katër, por ama 100% barna të rimbursueshme për 210 mijë pensionistë.
Ka dhe të tjera që mund të them se pagat e mjekëve, të infermierëve e të tjerë e tjerë, por po të them diçka tani, që në mandatin e 4, ne do të përmbyllim transformimin epokal të shëndetësisë, duke përmbyllur transformimin epokal të qendrës spitalore Universitare Nënë Terezë. E di çfarë do bëjmë te qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe jemi në proces. Kemi hedhur bazat, do të marrim një qendër ekselence, europiane, nuk them ende emrin, por e dimë shumë mirë se kush është dhe do të bëjmë administrimin e qendrës spitalore universitare Nënë Tereza me atë qendër ekselencë europiane dhe do të ndërtojmë këtu, do të sjellim këtu si pjesë të kompleksit universitar një nga universitetet më të mira të Europës në mjekësi, që do ta bashkojmë me universitetin tonë të mjekësisë. Dhe në Shqipërinë e 2030, në Shqipërinë e 2030 do të kemi një destinacion për shërbime shëndetësore dhe kurime e ndërhyrje kirurgjikale nga më të mirët e Europës. Nga më të mirët e Europës, prandaj rri këtu. Prandaj jam i pangopur me progres, me ndryshim.
Çfarë kemi tjetër ndonjë pyetje ngacmuese interesante? Të gjithë duan të kthehen, por nuk ka paga të mira. Jetesa është e vështirë. Kështu vajti ky muhabet. Të tërë vini erë thotë Ervini. Ervin, ka shumë arsye për të ndenjur aty ku je, nëse je i pozicionuar mirë. Por ka shumë arsye për t’u kthyer nëse atje ku je, nuk je i pozicionuar edhe aq mirë. Dhe po të them që ne bëmë panairin e punës në Greqi. Ishte panairi i parë, do bëjmë të dytin në vjeshtë dhe kemi pasur reagime pozitive nga një numër njerëzish që është më i madh se ç’ prisja unë, sepse ka shumë skepticizëm dhe po të them që ne kemi paga konkurruese me Greqinë, si fillim, dhe jo vetëm kemi paga konkurruese me Greqinë, por kemi taksa më të ulëta. Dhe 94% për qind e shqiptarëve kanë shtëpi në pronë, pra të prindërve natyrisht ata që janë më të rinj. Kështu që shikoje vetë këtë punë.
Është një gabim i rëndë politik, thotë Burim Ametaj. Burim Ametaj, që në Shqipëri taksohet uji, uji nuk taksohet në Shqipëri, uji paguhet. Uji është mall, paguhet në të gjithë botën. Dhe patjetër që do paguhet edhe në Shqipëri. Dhe meqë ra fjala ke uji, se kam parë që këneta, kam vënë re tek këtu, që këneta ka marrë se ç’ kam thënë unë dikur për ujin, edhe m’i vë në gojë në mënyrë të ndryshuara gjërat që them sot, dhe ndërkohë, ka një realitet lidhur me ujin, që është realiteti i jetës së përditshme, edhe i fakteve që janë shumë domethënëse edhe në këtë drejtim, në drejtimin e furnizimit me ujë, që ka qenë një katastrofë e vërtetë, një turp i jashtëzakonshëm, një shëmbëlltyrë e gjithë falimentimit dhe e gjithë rrënimit që këneta i solli Shqipërisë.
Tani, cili është transformimi konkret që dua t’ju jap një bazë të dhënash lidhur me transformimin konkret që ka ndodhur në fushën e furnizimit me ujë. Kur ne kemi marrë detyrën, ne kishim, imagjinojeni, kishim vetëm 4 zona urbane të mbuluara me ujë 24 orë.
Domethënë, një vend i tërë i cili nuk kishte furnizim 24 orë por kishte furnizim me pikatore këtu e atje. Ndërkohë që sot ne kemi 43 zona urbane dhe 98 zona rurale të mbuluara me ujë 24 orë dhe projekti është në vazhdim dhe brenda mandatit të katërt ne do ta përmbyllim totalisht sepse janë në ndërkohë projekte që janë në kantier.Totali i zonave urbane të Shqipërisë që furnizohen me ujë, se kështu janë të ndara, është në mos gabohem 59, 43 i kemi kryer. Të tjerat janë të gjitha me projekte dhe janë të financuara ndërkohë që pjesa tjetër, në Shqipërinë rurale, të gjitha zonat e banuara intensisivsht në Shqipërinë rurale do të mbulohen. Në Shqipërinë 2030 kjo do të jetë një çështje e mbyllur. Pse mori një kohë kaq të gjatë?
Mori kaq kohë të gjatë sepse nuk ka pasur ujë 24 orë në Shqipëri kurrë që nga koha e Skënderbeut, dhe në kohën e komunizmit nuk ka pasur ujë 24 orë në Shqipëri përveçse në zona shumë të ngushta e të caktuara. Uji ka qenë gjithmonë me orare. Unë kam pasur gjyshen në Vlorë, shkoja çdo verë dhe më kujtohet që dilnim mbanin radhë tek çezma e lagjes në mes të Vlorës në Skelë ku ishte një çezmë që shkonim të mbushnim ujë për ta pirë sepse nuk kishte ujë në pjesën më të madhe të ditës në shtëpi dhe kur vinte ishte problematik sepse ishte ujë i rëndë dhe jo fort i pijshëm.
Kështu që, kjo është historia dhe nuk ka taksa për ujin, ka çmim për ujin. Uji është mall që paguhet sepse duhen mbajtur në këmbë të gjitha ato infrastruktura që sjellin ujin tek çezma. Nuk është se ti po shkon po e pi në burim dhe po të kërkon njeri lek, në mal. Të vjen në shtëpi dhe e gjithë bota e ka kështu. Nuk di unë që në Amerikë uji të jetë pa pagesë. Nuk e besoj, nuk e kam dëgjuar kurrë këtë gjë.“Të dëgjoj shpesh që thua Shqipëria 2030 do jetë në Bashkimin Europian. Pak e besueshme duket kjo gjë përderisa Shqipëria është mbrapa në shumë aspekte”.
I dashuri im, e beson apo nuk e beson, po të them që ky nuk është një fakt imagjinar, është një fakt konkret. Kemi një kalendar me Bashkimin Europian reformash dhe punësh deri në fund të 2027, kemi një skuadër negociatash që në totalin e vet është rreth 1000 vetë që punojnë, kemi 40, afërsisht, negociatorë me ekipet e tyre që është e gjithë kjo dhe brenda 2027 ne mbyllim negociatat që do të thotë brenda 2027 Komisioni Europian i thotë Këshillit Europian “Shqipëria i ka mbyllur negociatat dhe është gati të futet” dhe pastaj kalojnë në parlamentet e tjera të vendeve anëtare. Kjo është mundësia historike që kemi, është e hapur dritarja, për arsye gjeo-politke është hapur është bërë në të dy kanatat dritë. Tani ose e marrim dhe e shfrytëzojmë këtë mundësi ose e humbim, kemi humbur ne mundësi historike edhe në të kaluarën por do ishte fatale ta humbnim këtë mundësi sepse ajo mund të mbyllet dhe mund të nisë prapë avazi “Prit, shiko se kemi dhe këtë, kemi dhe atë”. Më kuptove?
Kështu që, pak e besueshme, pak e pabesueshme, kjo është plotësisht e mundshme. Tani na takon ne prandaj lërini partitë, lërini logot e siglat, lërini tundimet për të shkuar pas berihajit. Pa diskutim, lëreni bufin me gjithë kënetë në fatin e vet, fokusohuni tek flamuri kombëtar dhe tek flamuri i Bashkimit Europian dhe votoni për ato dy flamuj në 11 maj, jo për flamujt e partive. Natyrisht, për të votuar për ata dy flamuj ka vetëm një destinacion që është Partia Socialiste. Partia Socialiste është një mjet, nuk është qëllim, është mjet për të realizuar qëllimin. Qëllimi është Shqipëria në Bashkimin europian. Këneta nuk është mjet, këneta është qëllim, janë dy gjëra të ndryshme.
O Fatjon, po cfarë po thua o Fatjon? “Nuk futesh në Europë me gjysmën e politikës brenda në burg dhe me gjysmën me akuza por pret t’i bahskohet pjesës tjetër. Europa nuk është krevat as për …” çfarë thotë ky? O miku im, o Fatjon, në Europë futesh ekzaktësisht edhe sepse po bën këtë luftë kundër korrupsionit, ekzaktësisht. Mësoje historinë e integrimit, shko shiko se çfarë kanë bërë vendet e tjera në rrugën e integrimit dhe anëtarësimit dhe lërini këto gjysma në burg, të gjithë në burg se u bëtë bajat fare me këtë histori se ju ka bërë Luli të gjithëve gjysmakë në aritmetikë dhe nuk dini ku keni kokën kur bëni numërimin. Fokusohu tek qëllimi. Qëllimi është të fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe të mos ta lënë për nesër sepse nesër mund të na e mbyllin prapë derën dhe kupto që kjo që po ndodh sot është historike. Fakti që drejtësia po vepron në mënyrë të pavarur nuk ka ndodhur kurrë përpara, është historike. Lëri këto dhe kupto që këtë e solli Partia Socialiste me mua në krye. Nuk e solli Zoti, nuk e solli Amerika, nuk e solli Europa se ato aty ishin. E sollëm ne besimin në Shqipëri dhe në Zotin e shqiptarëve.
Faleminderit për sot. Po jua mbyll. Juve të Instagramit unë ju dua shumë dhe mos mendoni që unë ju neglizhoj sepse kam Instagramin këtu prandaj shoh lart. Nuk ju neglizhoj por ju jeni më të thjeshtë e më të drejtpërdrejtë. Ju e keni Po-po, jo-jo, bam ose bum. Nuk kam kohë t’i lexoj por gjithsesi ankesën e përsëritur që pyetjet tuaja janë neglizhuar do ta marrim parasysh dhe në Sy më Sy tjetër vetëm pyetje nga Instagrami do trajtojmë këtu. Këta të Facebook i kemi përkëdhelur shumë. Keni shumë të drejtë.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente