
E ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit, kush është e dashura e Safet Bajrit/ Ish Missi e mori me makinë, ja çfarë zbuluan përgjimet
Eria Ago, e dashura e të arrestuarit Safet Bajri është ndaluar pasi dyshohet se ka ndihmuar këtë të fundit në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018.
Ajo ra në pranga 5 ditë pas arrestimit të Bajrit, si bashkëpunëtore në ngjarjen e rëndë.
Detajet e arrestimit të Agos u zbuluan në emisionin “Shqipëria Live” të Sidorela Gjonit në Top Channel.
Gazetarja Aida Topalli tha se ishte Eria Ago e cila mori me makinë nga Tirana drejt Lezhës Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin.
Eria Ago ka një butik në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën “Myslym Shyri”.
“Prokuroria e Posaçme dyshon Eria Agon për maskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit në dosjen e SPAK ajo dyshohet të ketë dërguar me makinë nga Tirana në drejtim të Lezhës Astmer Bilalin dhe Safet Bajrin, më pas aty kanë marrë një makinë me targa të vjedhura, pra ka qenë drejtuese në një pikë të caktuar.
Ajo ka mohuar të ketë qenë në qytetin e Shkodrës dhe përfshirjen në vrasjen e Licit, prokuroria ka kamera sigurie që e kanë fiksuar në qytetin e Shkodrës.
Prokuroria ka pasur në përgjim grupin e Bajrave dhe automatikisht ka qenë edhe Eria Ago për shkak të historisë që pati me Safet Bajrin. Shkëmbimet e mesazheve dhe takimet mes tyre kanë qenë të një natyre erotike. Aty flitet për tabulate telefonike. Ajo kishte një butik në Myslym Shyri dhe prej disa vitesh ishte kthyer në biznesmene”, u shpreh gazetarja në “Shqipëria Live”.
Ago nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ajo dyshohet vite më parë si e përfshirë në një rrjet prostitucioni.
Përgjimet e vitit 2020 futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.
Një nga emrat e përmendur në përgjime është edhe Ago, ku ajo kërkohej nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime.
Top Channel
Burimi