Dimër në pranverë! Reshje dëbore në qarkun e Korçës, ja si paraqitet situata në akset kryesore

Dimër në pranverë! Reshje dëbore në qarkun e Korçës, ja si paraqitet situata në akset kryesore

Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës.

Dëbora ka arritur deri në 5 cm në zonat malore ndërkohë që ka prezencë edhe në qytete. Sipas të dhënave të gjitha akset janë të hapura.
Akset kryesore nacionale: Qafa e Thanës-Pogradec-Plloçë-Maliq-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Drenovë-Dardhë, Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik, Qafa e Zvezdës-Dogana Goricë, etj ishin të monitoruara nga subjektet kontraktore dhe plotësisht të kalueshme.
Deri më tani nuk raportohen situata emergjente, rrugët dytësore e lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa probleme.  Po ashtu edhe furnizimi me energji elektrike ka qenë normal.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente