Dietë vegane për t’u dobësuar
Dieta vegane ka qenë mjaft e përhapur vitet e fundit dhe bëhet fjalë për një regjim ushqimor ndryshe nga ajo vegjetarianë, që përjashton çdo lloj produkti me origjinë shtazore, përfshi dhe mjaltin dhe vezën.
Dhe pse mund të jetë e vështirë të shkëputesh nga pjatat tradicionale, kombinimi i ushqimeve të propozuara ka pak kalori dhe e pasur me veti që të ndihmojnë të ruash linjat.
Dieta vegane kryesisht përbëhet nga bishtajoret dhe drithërat, frutat e thata dhe farat, fruta dhe perime, alga detare dhe drithëra integrale. Më poshtë keni një shembull që mund ta ndiqni të dietës vegane
E hënëMëngjes: Sallatë frutashMesvakt: Një grusht fruta të thataDrekë: falafel dhe humus me perime.Pasdite: një gotë me qumësht vegjetal, kokosi, bajamesh apo soje, dhe një tost me domate dhe vaj.Darkë: Picë pa djathtë dhe produkte të tjera shtazore
E martëMëngjes: Një gotë qumësht vegjetal, një tostë integrale me pure avokado dhe domateMesvakt: Miks i frutave të freskëtaDrekë: Sallatë me kuinoa, asparag dhe luleshtrydhePasdite: Një gotë me qumësht vegjetal dhe një lugë më fara luledielliDarkë: Brokoli në tigan me kungull dhe tofu
E mërkurëMëngjes: lëng portokalli shoqëruar me një dardhë dhe një kivi, një grusht fruta të thata dhe një tostë me salltë jeshile dhe vaj ulliri.Mesvakt: Një gotë qumësht vegjetal dhe biskotë vegane.Drekë: krem patatesh dhe preshi, qofte tërshëre dhe domate dhe trumzë.Pasdite: Një mollë dhe një dorë me arra, 20 gram.Darkë: Sallatë me qiqra, oriz integral dhe tofu, bukë integrale dhe kos soje.
E enjteMëngjes: Një dardhë dhe një pjeshkë, një gotë me qumësht vegjetal dhe një dorë me fruta të thataMesvakt: mollë dhe kivi dhe biskota integrale ose vegane.Drekë: makarona me salcë domate dhe tofu, sallatë me bizele dhe perimePasdite: Dy mandarinaDarkë: Perime në tigan, dhe një gotë me qumësht vegjetal
E premteMëngjes: Një gotë qumësht vegjetal me biskota vegane prej tërshëre dhe kokosi.Mesvakt: Sallatë frutash të thataDrekë: Hamburger me fasule e kërpudha, dhe patate furrePasdite: Një gotë qumësht vegjetal me bukë integrale dhe pure avokado e domateDarkë: Tofu me salcë hudhrash dhe sallatë radhiqesh me majonez vegan.
E shtunëMëngjes: Çaj me qumësht tërshëre dhe bukë integrale me marmalatë.Mesvakt: Një gotë me qumësht vegjetal dhe biskota veganeDrekë: brusketë me domate dhe speca të kuq të mbushur me oriz.Pasdite: Dy frutaDarkë: Omletë vegane me kërpudha.
E dielDitë pushimi. Përgatisni një menu të lirë, sigurisht me produkte jo me origjinë shtazore, kuptohet.
Top Channel
Burimi