Dhimbje dhe zemërim! Me lot në sy, familjarët mbajnë në duar fotografitë e njerëzve të dashur, që humbën jetën në tragjedinë e Koçanit

Dhimbje dhe zemërim! Me lot në sy, familjarët mbajnë në duar fotografitë e njerëzve të dashur, që humbën jetën në tragjedinë e Koçanit

“Vite heshtjeje çojnë në një minutë heshtje”, ishte një nga frazat më të përhapura në mediat sociale për ngjarjen tragjike në Koçan.

Ndërkohë, në qytetin e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë tubimit, ndërkohë që familjarët e viktimat, me pikëllim për humbjen e njerëzve të shtrenjtë, mbajnë në duar portretet e tyre.
Dhimbje dhe njëkohësisht zemërim për ngjarjen e rëndë, pasi u zbuluan disa shkelje në diskotekën e Koçanit.
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, pohoi një ditë më parë se ekzistojnë dyshime që kompania në qendër të tragjedisë ka pasur dy licenca, njëra prej të cilave ka qenë e falsifikuar dhe në bazë të saj ka vazhduar të veprojë si diskotekë. Mickoski premtoi se përgjegjësit për ngjarjen e rëndë, do të identifikohen publikisht.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente