
Denoncimi për vëllanë e ish-ministrit Xhafaj, Gjykata e Lartë pritet të marrë vendim për Ervin Salianjin
👁405
Gjykata e Lartë po shqyrton sot rekursin e bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji pas vendimit të Apelit ku u la në fuqi vendimi për burgosjen e tij.
Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit 2024, ndërsa është dënuar për kallëzim të rremë, për dosjen e njohur me emrin “Babale”.
Gjyqi do të mbahet në dhomë këshillimi, pa avokat të pranishëm, ndërsa vendimi pritet të jepet në vijim.
Më herët Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli, ndërsa në reagimet e bëra nga qelia, ai vijon të deklarojë se burgosja e tij është politike.
Top Channel
Burimi