Debate të forta në mbledhje/ Nuk miratohet projektvendimi i afateve për zgjedhjet në Himarë në Komisionin Rregullator të KQZ
Projektvendimi i afateve për zgjedhjet në Himarë nuk është miratuar në Komisionin Rregullator të KQZ.
Anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër miratimit në parim. Kryetarja mbylli mbledhjen pasi për miratimin e pr.vendimit duhej shumicë votash 4 me 1.
Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj tha se vendimmarrja e KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit është e pavlefshme.
Ai theksoi se dekreti i presidentit Begaj është i pavlefshëm pasi duhej pritur të kalohej afati për ankimin e vendimmarrjes së KQZ.
“Baza ligjore e përdorur nga KQZ është ligji për dekriminalizimin, ndërkohë që ligji për dekriminalzimin bën fjalë për ngjarje dhe situata juridike që do duhet të kenë ndodhur para kandidimit dhe kandidati për bashkinë e Himarës ose si ka bërë të ditura, ose ka qenë në kushtet e ndalimit. Vendimmarrja është e pavlefshme. Akti që ka iniciuar këtë proces është i pavlefshëm. Pavarësisht kësaj, edhe në hipotezën se ky akt do vlerësohet nga gjykatat, në pikën 3 të këtij akti ne kemi të parashikuar që mund të bëhen ankim në KAS.
Po ditën që është marrë vendimi i KQZ, kemi një vendimmarrje me një shpejtësi të rrufeshme gjithë institucionet kanë caktuar datën, që ishte e paracaktuar, datën 4 gushte për zhvillimin e zgjedhjeve në Himarë. Akti është i pavlefshëm dhe gjithë pasojat nuk qëndrojnë. Nuk është respektuar afti 30 ditor. Duhet të presim vendimin e Gjykatës para se të miratojmë këtë akt”, tha ai.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji tha se Komisioni rregullator po tejkalon kompetencat duke gjykuar një vendim të KQZ për heqjen e mandatit dhe dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve.
“Po diskutojmë afatet, të drejtën e këtij komisioni për të rregulluar organizmin e zgjedhjeve, ku ky organ s’ka punë fare me diskutim për ligjin e dekriminalizimit. Diskutohet dekreti i Presidentit, atë e bën gjykata. Nuk pengohen zgjedhjet, kjo që miratoni ju është kalendar, zgjedhjet i bën kodi zgjedhor, kjo është që ju të ndihmoni procesin, doni ta pengoni, pengojeni por nuk është kjo rruga. Po shkelni ligjin, mund të diskutoni vetëm afatet, por mund të merrni një vendimmarrje që s’ka lidhje me ju ta hidhni në tavolinë. Tentoni të merrni kompetencat e institucioneve të tjera”, tha Salianji.
Kundërpërgjigjen e Salianjit, Çakaj e konsideroi intimidim dhe kërcënim dhe kërkoi që të merren masa.
“Ajo që tha Salianji ishte intimidim dhe kërcënim. E ftoj të ruajë qetësinë dhe ta përdorë jashtë kësaj salle. S’mund të përdorë shprehje intimiduese apo kërcënuese. Nëse ne e kapërcejmë kompetencën ka një organ tjetër që shprehet, jo juve. Kemi nja 8 muaj që i kemi bërë me dije KQZ për uzurpim kërkesash dhe ankesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër”, tha Çakaj.
“Nuk e di ku e pa intimidimin, nuk imtimidova”, tha Salianji.
“Kanë zgjedhur të bëjnë teatër këtu, refuzoj të kem këtë qasje për zbatimin e kodit zgjedhor, refuzoj të kem çfarëdolloj presioni, inditimdimi, shantazhi nga çdo lloj përfaqësues. Merrni masa për atë çfarë deklaroi Salianji këtu, përndryshe e kemi shkelur rregulloren”, tha Salianji.
Projektvendimi i afateve për zgjedhjet në Himarë
Top Channel
Burimi