“Ç’është kjo ca himarjotë me Tiranën e ca me Athinën?”, Rama tjetër mesazh Greqisë: Himara është Shqipëri, fytyra e Vangjel Dules…

“Ç’është kjo ca himarjotë me Tiranën e ca me Athinën?”, Rama tjetër mesazh Greqisë: Himara është Shqipëri, fytyra e Vangjel Dules…

“Këto janë pjesë e lodrave politike me mendjen dhe zemrën e njerëzve. Himara është e himarjotëve. Janë në lirinë e tyre ta quajnë veten si të duan, por në fund të ditës emrin e kanë himarjotë. Himara si Tropoja dhe si Saranda është Shqipëri dhe të gjithë ata që jetojnë në Himarë janë qytetarë të republikës së Shqipërisë. Nuk mund të ekzistojë në imagjinatën time se mund të ndahen në ca të nënës dhe ca të njerkës. Këto janë njësoj siç janë ata që i flasin këto gjëra. Himara ka një histori shumë të pasur. Ajo që e simbolizon këtë që po them unë është fytyra e Vangjel Dules.
C’punë ka Vangjel Dulja në Himarë përveçse një qytetar si çdo kush tjetër. Me cilën të drejtë i jep gojës për të nxitur përçarje dhe për të folur absurditete dhe për të folur marrëzira të cilat nuk kanë lidhje fare as me jetën e himarjotëve as të shqiptarëve as të grekëve, ka lidhje me synimet e disa njerëzve të vegjël që kanë interesa përçarjeje dhe nuk i përkasin farë këtij shekulli vijnë nga territore të zymta të historisë. Prandaj është mirë të gjithë ta fusin në kokë, përpara se të kenë çdo gjë tjetër, Himariotët kanë Himarën që nuk është për tu çuar këtej e andej, është për të ndejt këtu.

Nuk mund të bëhet Himara shesh për përshesh, aq më tepër më këto broçkulla, ca po mohojmë? Asgjë, po punohet me të gjitha mënyrat të punohet çdo ditë të behët me e bukur më mikpritëse dhe më e pasur. Ka vetëm një fjalë duhet ta mbani mend se Vangjel për Vangjel vajti kjo punë, një nga arsyet se ky proces po përmbyllët, është këmbëngulja dhe mania gjirokastrite, thërrimen e fundit nuk e lënë pa e numëruar e Vangjelit që kam unë. Prandaj marrëdhënia është më e afërt me banorët se ka një njëri që ua kam thënë ditën e parë kur ka ardhur prefekt, provoni ta merrni në telefon dhe më tregoni kur do ndodhi që nuk ua ngre telefonin. Doni Vangjel për punë ja ku e keni, doni për sherr, thërrisni një Vangjel për sherr me vetulla të rënda.”

Top Channel
Burimi