
Breshëri plumbash ndaj depos farmaceutike në autostradën Tiranë-Durrës, zbulohen detaje të reja
👁485
Tashmë janë zbuluar detaje të reja nga të shtënat me armë në depon farmaceutike në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.
Gazetarja e Top Channel, Kleida Muka, raporton se kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen.
Një mjet ka kaluar përpara biznesit dhe më pas kanë nisur të shtënat me armë.
Më pas makina ka ndaluar, në momentin që kanë përfunduar të shtënat.
Pas kësaj autorët janë larguar, në drejtim të rrugës së Vorës.
Raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 30 gëzhoja.
Lexo edhe: Qëllohet me breshëri plumbash depoja farmaceutike në autostradën Tiranë-Durrës
Top Channel
Burimi