Berisha “i pranishëm” në ceremoninë në nder të Kadaresë: Me veprën e tij theu tabutë ideologjike të socrealizmit
Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka mundur të jetë fizikisht pjesë e homazheve në nder të shkrimtarit më të madh të shqiptarëve, Ismail Kadare për shkak të masës së arrestit shtëpiak, por një shënim në emër të tij është lënë në librin e kujtimeve.
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi kanë bërë homazhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
N/Kryetari Boçi në “Librin e Kujtimeve” shkruan:
“Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore!
I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë”.
Top Channel
Burimi