Beleri i drejtohet Gjykatës, kërkon ngrirje të dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet ne 4 gusht në Himarë: Do padis kreun e shtetit
Fredi Beleri i ka kërkuar Gjykatës Administrative që të pezullojë zbatimin e dekretit të Presidentit të vendit për zgjedhjet më 4 gusht në Himarë.
Sipas tij, pezullimi duhet të jetë deri në momentin e marrjes së një vendimi përfundimtar për këtë bashki. Sipas tij mandati si kryebashkiak është i vlefshëm për sa kohë vendimi i KQZ është i ankimueshëm dhe jo i formës së prerë.
Ai thotë se ndaj Presidentit Bajram Begaj do të ngrejë padi.
Në kërkesën drejtuar Gjykatës, ndër të tjera thuhet: Presidentit të Republikës ka vendosur të caktojëdatën 4 gusht 2024 si datë të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Himarë. Rezulton që kërkuesi Dhionisios Alfred Beleri, me cilësinë e Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë, është përfaqësues i zgjedhësve në Bashkinë Himarë, dhe ka interesa të drejtëpërdrejta në zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës.
Kjo pasi shtetasi Dhionisios Alfred Beleri mban Mandatin e vlefshëm të Kryetarit tëZgjedhur të Bashkisë Himarë, mandat i fituar në zgjedhjet e datës 14 maj 2023, dhe që aktualishtështë i vlefshëm, sa kohë që vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 69 datë 05.07.2024me të cilin në të njëjtë kohë, ky organ administrativ shpalli të pavlefshëm Mandatin por shpallidhe ndërprerjen e parakohshme të tij, është shpallur në datën 05.07.2024, dhe ndaj tij lejohet ankim, dhe si I tillë ky akt është i paekzekutueshëm”.
Më tej sqarohet se: Kërkuesi Dhionisios Alfred Beleri aktualisht është Kryetar i Zgjedhur i Bashkisë Himarë, cilësi që sipas ligjit do ta mbajë deri në kalimin e afatit 30 ditor të paraqitjes së ankimit kundër vendimi të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ose deri në shpalljen e vendimit që do të shqyrtojë ankimin e tij, kundër vendimit.
“Kërkojmë nga Gjykata: – Pranimin e kërkesës për sigurimin e padisë.– Marrjen e masës së përkohshme të sigurimit të padisë, Pezullimin e ekzekutimit të aktitadministrative Dekretit nr. 244 datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri nëpërfundimin e shqyrtimit të padisë.– Caktimin e një afati 10 ditë për kërkuesit, për paraqitjen e padisë”, përfundon kërkesa.
Top Channel
Burimi