“Autoritetet ta marrin seriozisht”, vëllai i australianit të zhdukur në Theth flet për ‘Shqipëria Live’: Shkova në hostelin ku qëndronte ai dhe…
Vëllai i Cameron Twiss, 28-vjeçarit australian i cili mëngjesin e 13 Tetorit, u nis nga bujtina në Valbonë për të shkuar në Theth, por nuk mbërriti kurrë në destinacion, ka bërë sërish thirrje për ndihmë në Top Channel, këtë herë në “Shqipëria Live”.
Stuart Twiss flet pasi zhdukja e të vëllait të tij bëri xhiron e mediave ndërkombëtare. Ai zbulon se ka qenë në Shqipëri të marrë më shumë informacione, ndërsa i kërkon autoriteteve të hetojnë “seriozisht”.
“Jetonte në Angli, vendosi të udhëtonte në Shqipëri. Qëndroi në një hostel dhe bëri aktivitete si turist. Ishte i komunikueshëm me njerëzit. Ka qenë me një grup kur vendosur të shkonte drejt Thehthit. Shkova atje, pyetëm për informacione me plane se ku donte të shkonte. Policia duhet të ndjekë këtë çështje. Autoritet duhet ta marrin seriozisht këtë rast”, tha ai.
I pyetur se a të vijë sërish në Shqipëri, ai tha se “Nëse gjej më tepër informacion do vij sërish. Për momentin kemi ndjekur rrugën që ka ndjekur ai, por nuk kemi ndonjë të dhënë për çfarë duhet të kërkojmë. Nëse dikush ka informacion, raportoni në polici”.
Australiani tregon se të gjithë familjarët e tij janë të shqetësuar. “Po qëndrojmë bashkë. Po bëjmë aq sa mundemi dhe po mbështetemi te ekipi i shpëtimit”, u shpreh ai.
Top Channel
Burimi